Histori Suksesi- Josif Kruti




Josif Kruti me profesion mësues, banor i Divjakës, zonë bujqësore, “hambari i Shqipërisë”.

Që nga mbarimi i studimeve ai ushtron profesionin e mësuesit por me një sy edhe nga bujqësia, karakteristikë e zonës. Në pamundësi për tu marrë me bujqësi me kohë të plotë, në 2001 duke dëgjuar sugjerimet e të afërmve, ai ju drejtua FED invest-it për një kredi për të ngritur vreshtin e tij me 500 rrënjë hardhi. 

Pasi shleu kredinë e parë, ai sërish ju drejtua FED-it për një kredi tjetër për përforcim duke shtuar në vreshtin e tij shtylla për përforcimin e hardhive. 

Sot, Josifi është i kënaqur me prodhimin dhe cilësinë. Ai konsultohet edhe me ekspertët e ABAONLINE për trajtimin e sëmundjeve dhe në këtë formë gjen kohën për dy pasionet e tij, pa ndërhyrë te njëra-tjetra.

Josifi e mbyll duke na thënë: “Pasioni për bujqësinë dhe mbështetja në kohën e duhur nga FED invest përmes kredisë dje dhe Qendrës ABA sot padyshim që më kanë bërë të jem i sukseshëm.”

Data e publikimit: 24/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: