Histori Suksesi – Mirjan Jupa




Udhëtoj në Has pas shumë vitesh, që prej kohës kur për të mbërritur atje duhej një ditë e tërë, për të takuar Mirjanin, një sipërmarrës të suksesshëm. 

Ai drejtonte dhe punonte në restorantin Jupa ose “te pulat” si njihej, për shkak të recetës së veçantë në gatimin e tavave të pulës. Restoranti ishte plot dhe na u desh të prisnim për të biseduar me të.

Restorantin e ka hapur babai dhe si familje vazhdojmë të punojmë. Kredinë e parë e kemi marrë për të shtuar dhe përmirësuar mjediset e restorantit. Kam marrë së fundmi kredi edhe për kotecin e ri të pulave, se ato ne i rrisim vetë dhe momentalisht kam 450 krerë.” 

Nuk arrijmë ta pyesim për planet e së ardhmes pasi Mirjani hap telefonin dhe na tregon projektin e tij për një agroturizëm të mirëfilltë ku  përfshihen edhe dhomat e gjumit, për të cilin na tha se është në hapat e fundit para se të dalë nga duart e arkitektit. 

Një projekt goxha ambicioz, për të cilin tha se këtu patjetër që do të më duhet sërish mbështetja e FED invest-it.

Ndahemi me Mirjanin sepse klientët sa vinin dhe shtoheshin, duke u ndjerë mirë që në një vend dhe kryesisht krahinë që po “shpopullohet” nga emigracioni, gjejmë të rinj që kanë vendosur dhe po e zhvillojnë jetesën e tyre në Shqipëri.

Data e publikimit: 10/03/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: