Krahas mbajtjes së të dhënave mbi shpenzimet që kryeni në fermë dhe fitimin që krijoni duke marrë në konsideratë si konsumin e produkteve ashtu edhe shitjen e tyre, më poshtë do t’ju paraqesim disa analiza ekonomike të nevojshme për tu konsideruar me qëllim që të keni një efiçencë të lartë të fermës suaj.
Nga një lopë me thundra të dëmtuara do të keni 4-6 litër qumësht më pak në ditë!
Duke llogaritur një lopë me prodhimtari 6,000 litra në laktacion, humbja për 305 ditë do të jetë 4 litra x 305=1,220 litra, dhe në vlerë monetare 1,220 litra x 40 lekë =48,800 lekë.
Llogarisni! Pastrimi i thundrave të një lope gjatë një viti ju kushton 2,500-3,000 Lekë!
Lopa juaj në mënyrë kronike vuan nga ethja apo damllaja e qumështit.
Magjija në një kapsulë.
Përgatitje cilësore e silazhit, apo humbje përmes mykjes?
Nëse ju nuk siguroni copëtimin, ngjeshjen dhe mbylljen e duhur të silazhit, atëherë ai është prehë e proceseve që çojnë në kalbëzim dhe uljen e cilësisë, duke u bërë i pa përdorshëm për lopët. Humbjet mundet të variojnë edhe nga 10-30%. Një fermë e vogël që ka përgatitur 700 kv silazh do të ketë një humbje prej 70 – 210 kv. Nëse kostoja e prodhimit do të jetë 5 lekë/kg, atëherë humbja do të jetë minimalisht 7,000 x 5 = 35,000 lekë.
Material biologjik të zakonshëm, apo një super elitë?
Përdorimi i super elitave natyrisht që shoqërohet edhe me një rritje të çmimit të shërbimit të inseminimit artificial. Duke marrë në konsideratë vlerën e materialit si dhe punën e inseminatorit, çmimi i një inseminimi me material super elitë mund të variojë nga 2,000 – 3,000 Lekë, ndërsa në kushtet e një materiali të zakonshëm ky shërbim shkon në 1,000 lekë. Pra, me përdorimin e super elitës ju shpenzoni nga 1,000 deri në 2,000 Lekë më shumë.
Por, cilat do të jenë avantazhet financiare të këtij materiali, krahas avantazheve të tjera të përmirësimit të rracës?
Minimalisht përdorimi i demave super elitë për ndërzim artificial ju sjell një rritje prej 200 litër qumësht në laktacion. Duke përllogaritur çmimin e një litër qumështi mesatarisht me 40 lekë, ju do të gjeneroni 8,000 lekë më shumë në fermë për lopë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumëJeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumë