Demonstrim Praktik: “Standardet e vjeljes së lulelakrës dhe brokolit”


Event: 10/11/2021 - 25/11/2021



Demonstrim Praktik: “Standardet e vjeljes së lulelakrës dhe brokolit” i organizuar nga Qendra ABA në Divjakë, Lushnjë me datën 10 nëntor, 2021, ora 10:00

Vendi: Divjakë, Lushnje 

Qëllimi: Të njihemi me treguesit kryesorë që përcaktojnë momentin më të përshtatshëm të vjeljes së lulelakrës dhe brokolit, me synimin realizimin e një prodhimi sa më cilësor dhe me aftësi ruajtje sa më të gjatë.

Demonstrimi praktik do të përqendrohet në:

  • Rëndësia që ka përcaktimi i momentit të vjeljes.
  • Cilat janë treguesit kryesorë që tregojnë momentin e vjeljes, pra përcaktojnë kohën kur duhet të fillojë vjelja?
  • Koha e vjeljes dhe ndikimi i motit në përcaktimin e kohës së vjeljes dhe organizimi i vjeljes.
  • Masat që merren pas vjeljes si pastrimi, seleksionimi dhe ambalazhimi.

Data e publikimit: 26/11/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: