Siç e theksuam një nga pasojat e rritjes së temperaturave është edhe diarreja tek viçat. Diarreja përgjithësisht shkaktohet nga prania e bakterieve në zorrë si pasojë e mungesës së higjenës, kushtet e ruajtjes ose marrjes së pa përshtatëshme të kulloshtrës, përdorimit të zëvendësuesit të qumështit jo cilësor, mbi ushqyerja, ushqyerja e pa balancuar, ndryshimi i menjëhershëm i dietës, mbi popullimi i zonës së viçave, stresi, etj.
Cilat janë shenjat tipike të diarresë tek viçat? Ato përfshijnë:
Si mund të veproni për parandalimin e diarresë?
Mënyra më e mirë e parandalimit është ti kushtoni vëmendje menaxhimit të duhur të viçave që nga momenti i lindjes së tyre. Ju rekomandojmë:
Si mund të veproni për kurimin e diarresë?
Kurimin e diarresë ju rekomandojmë ta realizoni sipas shkallës së saj, pra nëse diarreja shkakton nivel të ulët dehidratimi, nivel mesatar, ose nivel të lartë.
Mbani parasysh: filloni me rihidratimin sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi sa më shpejt të fillojë trajtimi, aq më i mirë do të jetë rezultati.
Dehidratim në shkallë të ulët. Në këtë rast viçat qëndrojnë ende mbi gjymtyrë dhe kanë aftësi të thithin qumështin, zëvendësuesin e qumështit, kanë tendosje të lehtë të lëkurës dhe një futje të lehtë të syve brenda. Ofrojini viçave solucion elektrolit nga goja në varësi të moshës dhe peshës duke përdorur 2-3 litra në ditë të shpërndara në 2-3 vakte, ose sipas rekomandimit në etiketë. Ndërsa përdoret solucioni elektrolit, duhet të vazhdoni njëkohësisht edhe ushqimin me qumësht, ose zëvendësues qumështi por duke e ofruar atë rreth 3-4 orë pas solucionit të elektrolitit. Pra, me përdorimin e dehidratuesit mos e ndërprisni ofrimin e qumështit ose zëvendësuesit, pasi ai shërben si burim energjie për viçat. Gjithashtu, ju rekomandojmë që veçanërisht viçat e prekur duhet të mbahen ngrohtë, në ambjent të thatë, larg korrenteve ajrore, reshjeve, si dhe të izoluar nga pjesa tjetër e tufës.
Dehidratim në shkallë mesatare. Në këtë rast viçat janë të pa fuqishëm, ulin marrjen e lëngjeve, sytë janë më të futura brenda, dhe ndonëse ende qëndrojnë mbi gjymtyrë, janë dukshëm në gjendje depresioni. Në këtë rast, ofrojini viçave solucion elektrolit në mënyrë më të shpeshtë duke përdorur 1-2 litra disa herë në ditë në varësi nga madhësia dhe kondicioni trupor i tyre. Ofroni lëngje shtesë, pasi viçat me diarre kanë nevojë për zëvendësim të humbjes së lëngjeve në vijimësi sikurse dhe lëngje për mirëmbajtje të kondicionit trupor. Ju rekomandojmë ti vëzhgoni viçat nga afër, dhe nëse nuk thithin lëngje ose situate e tyre përkeqësohet, kërkoni mbështetjen e veterinerit për trajtim.
Dehidratim në shkallë të lartë. Në këtë rast, viçat e kanë të pa mundur të qëndrojë mbi gjymtyrë, sytë janë thellësisht të futur brenda, ekstremitetet e gjymtyrëve ftohen, mishrat e dhëmbëve bëhen të thata dhe ndodh rrëzimi i tyre. Viçat shfaqin rritje të temperaturës trupore, jashtëqitja përzihet me rrjedhje gjaku dhe shfaqen shenja të theksuara depresioni. Ju rekomandojmë të kërkoni menjëherë trajtimin nga mjeku veterinar për ofrimin e lëngjeve venozë (me gjilpërë). Në këtë rast lëngjet nga goja nuk janë të mjaftueshëm, pasi viçat nuk mund ti përthithin siç duhet këto lëngje. Mos neglizhoni përkujdesin e shtuar për viçat, si dhe mbajtjen e tyre ngrohtë ndërkohë që trajtohen nga veterineri.
Rëndësia e të ushqyerit gjatë trajtimit. Gjatë trajtimit mos e ndërprisni ofrimin e qumështit ose zëvendësuesit të qumështit, kjo pasi viçat kanë ende nevojë për energji.
Përdorimi i antibiotikëve. Antibiotikët nuk janë një praktikë që mund të përdoret në çdo rast të shfaqjes së diarresë. Ndërkohë veterineri gjykon për përdorimin e antibiotikut nëse kemi të bejmë me rast të infektimit bakterial ose infeksion në gjak. Ndaj, trajtimi kryesor është ai nëpërmjet zëvendësuesve të lëngjeve.
Pra kujdes! Elektrolitet për dehidratim nga goja veprojnë mirë në rastin kur viçat janë në fazën fillestare të diarresë, ato mund të qëndrojnë mbi gjymtyrë dhe janë në gjendje të thithin qumësht, ndërsa injektimi në damar që realizohet nga mjeku veterinar këshillohet në rastet më të rënda kur viçat janë të pa fuqishëm, nuk qëndrojnë dot mbi gjymtyrë por vetëm shtrirë dhe konsumojnë lëngje me vështirësi ose nuk arrijnë ti konsumojnë ato. Cilado qoftë situata, mos ndërprisni ofrimin e qumështit ose zëvendësuesit të tij si një burim i rëndësishëm energjie.
Si të përgatisni elektolite në kushtet e shtëpisë?
Elektrolitet duhet të përdoren me qëllim që të zëvendësohen lëngjet dhe kripërat që humbasin me jashtëqitjen e lëngëshme. Ato janë më efektive kur ofrohen në porcione të vogla dhe në mënyrë frekuente. Rihidratimi me lëngje nga goja duhet të fillojë menjëherë sapo vërehen shenjat e diarresë dhe duhet të vazhdojë për 48-72 orë ose sipas nevojës. Për të përgatitur 1 litër solucion rihidratues në kushtet e shtëpisë hidhni në një shishe me beberon për viça 1 litër ujë të vakët, shtoni 1 lugë çaji kripë gjelle si dhe 2 lugë sheqer e pak sodë buke. Përmbjatjen përziejeni me qëllim që të treten përbërësit dhe lëngu është i gatshëm për t’ja ofruar viçave. Gjithashtu, në farmacitë veterinare ju mund të gjeni elektrolite të gatshëm për viçat të cilët përmbajnë kripra, glukozë (sheqer) dhe janë të balancuar me agjentë të tillë si bikarbonati (soda).
Si të realizoni monitorimin e situatës në kushte praktike?
Vëzhgoni me kujdes për shenja përmirësimi në thithjen e lëngjeve, plogështinë, mprehtësinë, reagimin si dhe pozicionin e syve pas trajtimit. Nëse viçi nuk shfaq shenja përmirësimi pas përdorimit të elektroliteve nga goja, ose plogështohet edhe më shumë, nevojitet ndërhyrja e menjëherëshme e veterinerit.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me pneumonia – shkaqet, shenjat, parandalimi dhe kurimi
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë është kulloshtra dhe pse është kaq e rëndësishme për imunitetin e viçave të porsalindur?
Lexo më shumë
Kliko këtu!
Lexo më shumë
Mëso mëshume rreth grumbullimin dhe ruajtjen e kulloshtrës
Lexo më shumë
Temperaturat e larta nuk sjellin vetëm stres tek viçat — ato mund të rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje.
Lexo më shumë