Njihuni me historinë e suksesit të blegtorit z. Dritan Frangaj




“ABA Online sjell komunikimin me ekspertët më afër dhe në çdo kohë”.

Shumë afër pikës më nordike të Shqipërisë, afër Vermoshit takohemi me fermerin më të ri të zonës. Ai është Dritan Frangaj, i cili rikthehet në vendlindje pas një emigrimi në Itali prej më shumë se 12 vitesh. 

Ishte shume krenar për vendimin e tij për tu kthyer dhe merrej me mbarështimin e dhive. Gjatë rikthimit, Dritani na tregon se kërkonte të mbareshtonte racën e pastër të dhive vendase të zonës, por nuk ishte e lehtë. Shumë pranë shtëpisë kishte malin, në të cilin kullosnin dhitë. “Dhitë e mia shkojnë deri në Mal të Zi”, bënte shaka Dritani. E megjithatë ishte e vërtetë, kufiri tokesor ishte matanë asaj faqe mali.

Falë eksperiencës së tij në Itali, Dritani rikthehet me vision më të gjërë për të investuar në fushën e bujqësisë. Fillimisht, ai ndërtoi një stallë dhish me përmasa europiane, stallë të lartë dhe të bollshme, me sistem ventilimi, si dhe ajrosje dhe ndricim natyral. Ishte pajisur me tanker frigoriferik dhe qumshtin e tregtonte në baxhot dhe aktivitetet për agro-turizimin e zonës. 

“Qumështi im është shumë cilesor, pasi ushqimi i tyre është bio, kulloten në natyrë dhe stalla është me kushte optimale. Gjithashtu bashkëpunoj edhe me një shoqatë e cila na këshillon për mbarështimin e dhive”, tregon Dritani. 

Ishte vërtet emocionuese, kur gjatë prezantimit të ABA Online, Dritani na tregon se bashkepunon prej vitesh me eksperten tonë z. Valbona Ylli. Ai shprehu mirënjohje të thellë dhe vlerësim për gjithë punën në ABA Online dhe një respekt të veçantë për eksperten ABA z. Valbona.

“Qumështi im është shumë cilësor, pasi ushqimi i tyre është bio, kulloten në natyrë dhe stalla është me kushte optimale. Gjithashtu bashkëpunoj edhe me një shoqatë, e cila na këshillon për mbarështimin e dhive”, tregon Dritani. Ishte vërtet emocionuese, kur gjatë prezantimit të ABA Online, Dritani na tregon se bashkepunon prej vitesh me eksperten tonë z. Valbona Ylli. Ai shprehu mirënjohje të thellë dhe vlerësim për gjithë punën në ABA Online dhe një respekt të veçantë për eksperten ABA z. Valbona.

Gjatë vizitës sonë Dritani ishte vetem me nënën. Familja e tij e madhe ishte e vendosur me Italisë, Amerikës dhe Shqipërisë. E megjithatë asnje vend tjetër nuk kishte bukurinë dhe potencialin për tu zhvilluar sa vendlindja. Teksa tregonte plot pasion mbi manaxhimin e fermës së dhive që nga ushqimi, mbarështimi dhe skarcimi, stalla, parandalimi dhe kurimi i sëmundjeve deri tek tregtimi, mund të themi se Dritani ishte një veteriner dhe zooteknik autodidakt në punën e tij. 

“Këtu kam vetëm kecat, dhitë jane në mal për kullote”, na tregon Dritani. Teska diskutonim për fermën e tij blegtorale, Dritani na rrefen me seriozitet dhe plot emocion parcelën në të ciën po mendon të ngrejë një agroturizëm. 

“Produktet bujqësore dhe blegtorale i rrisim të gjitha vetë, vetem kafe dhe sheqer blejmë ne treg”, shprehet Dritani. “Agroturizmi im do të rrisë vlerën e zonës dhe do të ofrojë ushqim bio për të gjithë vizitorët.”

I urojmë Dritanit shumë suksese në punën e tij fisnike dhe e falenderojmë për promovimin e ABA Online në zonë. 

Data e publikimit: 29/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: