Gështenja e ëmbël (Castanea sativa) është një specie drunore me rëndësi ekologjike dhe ekonomike. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm si ushqim bazë për njerëzimin. Origjina e saj është Europa Qendrore. Ajo është e përhapur rreth Mesdheut. Vendi ynë ka kushte shumë të mira klimatike e tokësore për rritjen dhe prodhimin e gështenjës. Është kjo arsyeja që gështenja në shekuj është përhapur e kultivuar pothuaj në të gjitha zonat kodrinore e malore të vendit tonë.
Gështenja mund të konsiderohet si “bimë bamirëse” për njeriun dhe faunën e egër. Ato rriten në tokat acide të zonave malore, toka këto që nuk pëlqehen nga shumë bimë të tjera. Këto toka ajo i mbron nga erozioni, i pasuron duke i bërë të këndshme edhe për kafshët e egra. Pra, nga pikëpamja ekologjike ajo afron avantazhin e mbulimit dhe mbrojtjes së tokës nga erozioni, ndërsa nga pikëpamja ekonomike ajo ofron avantazhet e prodhimit të njëkohshëm të frutave dhe lëndës drusore.
Gështenjat mund të hahen të gjalla, të pjekura, të bluara në miell ose të përziera në pasta. Në 100 gram gështenja gjenden rreth 40 gram ujë, 40 karbohidrate komplekse, 5 gr yndyrna të shëndetshme, 4 proteina bimore dhe 7 fibra.
Gështenjat përmbajnë gjithashtu vitamina E dhe B, dhe minerale të tilla si kalium, fosfor, kalcium, magnez, natrium, hekur dhe zink.
Përfitimet shëndetësore të gështenjës
Cilat janë kërkesat për klimën dhe tokën të gështenjës?
Kërkesat për temperaturë
Kërkesat për lagështirë
Gështenja për tu zhvilluar normalisht ka nevojë, të paktën, për një sasi reshjesh vjetore 600mm, por kusht vendimtar është shpërndarja e këtyre reshjeve gjatë vitit, sidomos gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit. Kur reshjet zbresin nën 30 mm për çdo muaj ose 100 mm për muajt korrik, gusht dhe shtator gështenja vuan.
Kërkesat për tokën
Gështenja është një bimë me rrënjë boshtore prandaj plantacioni ku planifikohet të bëhet me gështenjë duhet të jetë i shkrifët dhe i thellë (toka me taban të thellë). Nuk preferohen tokat e rënda, me argjilë dhe me përcjellshmëri të dobët të ujit. Zakonisht këto lloje tokash kanë mundësi të madhe në zhvillimin e sëmundjeve tek gështenja, sidomos të sëmundjes së bojës.
Pra, ajo zhvillohet mirë në toka të shkrifëta, të ajrosura, të freskëta, në toka mbi shkëmbinj sendimentar e vullkanik si dhe në toka silikore. Rritja dhe zhvillimi i gështenjës pengohet nga përqindja e lartë e gëlqeres aktive dhe kur ajo është në nivelin 2%. Në niveli e 4% gështenja thahet. Gështenja ka kërkesa të mëdha ndaj reaksionit të tokës. Rritet dhe frutifikon më mirë në toka acide me një pH 4,5 – 6,5.
Si shtohet (kultivohet) gështenja?
Gështenja shtohet me anë të farës dhe me anë të shartimit. Bimët me prejardhje nga fara manifestojnë një zhvillim jo uniform, me një heterogjenitet të theksuar të fuqisë së rritjes, të ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, ndaj kohës së frutifikimit si dhe ndaj cilësisë së frutave, për këtë arsye përfitimi i bimëve të gështenjës nëpërmjet rrugës me farë nuk këshillohet të aplikohet.
Shtimi me farë rekomandohet në rastet kur kërkohet të krijohen kultivarë të rinj. Rruga kryesore për prodhimin e fidanëve është ajo me anë të shartimit.
Cilat janë rrugët për ngritjen e një pemëtoreje me gështenjë?
Puna për ngritjen e pemëtores fillon me përgatitjen e tokës. Theksojmë se gështenja është një bimë shekullore prandaj, punimet përgatitore para mbjelljes marrin një rëndësi të veçantë.
Rekomandojmë, që para përgatitjes së tokës, të kryhen analizat agrokimike, mbi nivelin e përmbajtjes së elementëve ushqyes, kryesisht, të përmbajtjes së humusit, azotit, fosforit, potasit, të pH dhe gëlqeres aktive në tokë.
Pastaj, punimet fillojnë me pastrimin e parcelës nga shkurret dhe gurët, më pas toka i nënshtrohet nivelimit duke krijuar një rrafsh të rregullt dhe të njëtrajtshëm të sipërfaqes. Në rastet e sipërfaqeve të pjerrëta, rekomandohet hapja e kanaleve të ujërave të larta dhe kanaleve antierozivë (kundër gërryerjes së tokës).
Punimi dhe thellësia e kryerjes së tij është në varësi të tipit të tokës dhe përbërjes së saj.
Kur të mbillni gështenjën?
Mbjellja e gështenjës mund të realizohet gjatë dimrit deri në pranverë herët në varësi të klimës ku është planifikuar të mbillet. Mbjellja e fidanëve nuk duhet të bëhet në ditë me erë të fortë e të ftohtë si dhe në ditë me ngrica e reshje.
Fidanët duhet të plotësojnë disa kushte para mbjelljes. Ai duhet të ketë një sistem rrënjor të zhvilluar mirë dhe të pastër nga ana fitosanitare. Eliminohen bimët që kanë sistemin rrënjor të infektuar nga kanceri bakterial. Fidani para mbjelljes i bëhet nja shkurtim i sistemit rrënjor, duke eliminuar rrënjët e dëmtuara gjatë shkuljes ose transportit të tyre. Gjithashtu, fidanët trajtohen me solucion bajgë dhe argjilë përpara se të mbillen në vendin e përhershëm.
Gropat hapen në përmasa 60x60x60 cm në rastin kur toka është punuar qilizmë ose me përmasa 1x1x1 m në rastet kur toka nuk është punuar qilizmë.
Përpara mbjelljes, në gropë, mund të bëhet plehërimi me 25 kg pleh organik të kalbur, 300 – 400 gr pleh potasik dhe 400 – 500 gr pleh fosforik për çdo gropë.
Cilat janë distancat e mbjelljes?
Përcaktimi i distancave të mbjelljes është në varësi të shumë faktorëve si: origjina e materialit mbjellës, natyra e sipërfaqes së planifikuar për mbjellje (relievi), nga niveli i shkallës së mekanizimit që do të përdoret etj.
Për gështenjat europiane, ku përfshihen edhe gështenjat tona, rekomandohen distanca të tilla duke siguruar një sipërfaqe për bimë nga 50 – 70 m2, ndërsa për hibridet euro japoneze 40 – 50 m2. Në këtë mënyrë do të përfitojmë bimë me kurorë të hapur duke lehtësuar ndriçimin dhe ajrosjen më të mirë. Mbjelljet e dendura vështirësojnë diellzimin dhe ajrosjen e kurorës së bimës, pengojnë zhvillimin e sistemit rrënjor, bima lidh më pak fruta dhe të një cilësie të ulët.
Siç theksuam më sipër, mbjellja bëhet në vjeshtë vonë ose në pranverë. Distancat e mbjelljes rekomandohen 7x8 m, 8x8 m, 8x9 m deri në 9x10 m. Për hibridet aplikohen distanca mbjellje 6x6 m dhe 7x7 m.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike të gështenjës
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë shërbimesh i kryhen gështenjës pas mbjelljes?
Lexo më shumëPër vjeljen e gështenjës mund të bëhet me dorë ose mekanike.
Lexo më shumë