Sëmundjet e dëmtuesit tek qershia, si në të gjithë pemët frutore, ulin ndjeshëm prodhimin dhe cilësinë e frutave, prandaj parandalimi dhe luftimi i tyre është i rëndësishëm. Edhe kjo bimë preket nga një serë sëmundjesh dhe dëmtuesish.
Sëmundjet kryesore tek qershia
Kalbëzimi i frutave

Është një ndër sëmundjet më të rrezikshme që prek kumbullën, qershinë, vishnjën, kajsinë dhe më pak pjeshkën dhe bajamen. Shenjat e sëmundjes janë si ato të kalbëzimit të frutave te farorët dhe në infeksione të larta mund të thahet e gjithë bima, si rezultat i prekjes se të gjithë organeve vegjetative.
Masat e luftimit të kësaj sëmundjeje konsistojnë në:
Gjethe biruesja e bërthamoreve

Infektimi ndodh në pranverë të lagësht. Në gjethet e bimëve të prekura formohen njolla të vogla me ngjyrë kafe të errët. Pas 17-20 ditësh vendi i prekur bie (shkëputet) duke i lënë gjethet të vrimëzua kurse frutat deformohen dhe njollosen.
Masat e luftimit të kësaj sëmundjeje konsistojnë në:
Gomoza e qershisë

Është një sëmundje që prek pothuajse të gjithë bimët e bërthamoreve dhe karakterizohet nga rrjedha e një lëngu bakterial të trashë me ngjyrë të verdhë në të kuqërremët dhe kur ngurtësohet formohen formacione si qelqi transparente. Prej gomozes mund të thahen një pjesë e degëve veshëse, degëve kryesore madje edhe e gjithë bima.
Masat e luftimit të kësaj sëmundjeje konsistojnë në:
Kanceri i pemëve (Agrobacterium spp)

Simptomat e sëmundjes janë shfaqja e gunga në rrënjë dhe kurorën e pemës të cilat mund të ndryshojnë në madhësi nga shumë të vogla, që nuk janë të dukshme me sy të lirë, deri në 10 cm në diametër.
Menaxhimi i sëmundjes
Dëmtuesit kryesorë tek qershia
Afidet (Morri i zi i qershisë)

Morrat prekin pothuajse të gjithë grupin e pemëve frutore duke shkaktuar pickimin dhe thithjen e lëngjeve të të gjitha organeve vegjetative, si pasojë shfaqet përdredhja e gjetheve të reja, vyshkja e tyre dhe e lastarëve të rinj. Frutat mbeten të vogla dhe nuk zhvillohen normalisht.
Masat e luftimit të këtij dëmtuesi konsistojnë në:
Tenja

Miza e qershisë

Ky dëmtues prek kryesisht qershinë. Dëmi shkaktohet nga larvat të cilat zhvillohen brenda tulit të frutave duke kompromentuar rritjen e tyre, cilësinë dhe tregtimin. Masat e luftimit janë kryesisht ato kimike. Për trajtimin e dëmtuesit përdoren preparate të sistemit si:
Këshilla për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve tek qershia
Për mbrojtjen e bimëve përdorni metodat agroteknike dhe kimike.
Metoda agronomike
Metoda kimike
Preparatet kimike për mbrojtjen e bimëve që qarkullojnë dhe mund të gjeni në fito farmaci janë të shumtë, por për një përdorim sa më efikas të tyre konsultohu me specialistin e mbrojtjes së bimëve të zonës dhe lexoni etiketën e përdorimit të preparatit të mbrojtjes së bimëve..
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit të qershisë
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Këpusha e ulllirit është kthyer në një problem shqetësues, njohja dhe marrja e masave të kontrollit me kujdes është një domosdoshmëri për të ruajtur ekuilibrat e dëmtuesit.
Lexo më shumë
Cilat janë organizmat e dobishëm që ndikojnë në kontrollin e popullatës së këpushave të ullirit dhe strategjia e kontrollit?
Lexo më shumë
Tripsi i ullirit, dëmtues që po shfaqet me intensitet në ullishtet tona duke shkaktuar dëme të evidentueshme në kushtet e prodhimit.
Lexo më shumë
Në raste të infeksioneve të rënda, mund të vërehen edhe ulje të prodhimit, si pasojë e dëmtimit të lastarëve një vjeçare, të cilët duke mos u zhvilluar normalisht pakësojnë prodhimin për vitin e ardhshëm.
Lexo më shumë
Sa here duhen perseritur sperkatjet?
-Rita