USHQIMET BLEGTORALE PËR GJEDHIN




Ushqimet blegtorale është e rëndësishme të prodhohen dhe manipulohen (përpunohen) në mëyrë sa më cilësore duke mundësuar që nga prodhimi në fermë të plotësoni të gjitha nevojat vjetore të tufës suaj. 

Si të përllogarisni nevojat për ushqime?

Ju si fermerë keni një detyrë të rëndësishme - ti mbani kafshët në tufën tuaj sa më të lumtura duke ju ofruar atyre ushqim cilësor gjatë 22 orëve, ujë të pastër në mënyrë të vazhdueshme, si dhe qetësi e rehati duke ju siguruar kushte të përshtatëshme për të qëndruar për së paku 16 orë shtrirë në ditë. Por, si mund të arrini ti siguroni kafshëve ushqim të vazhdueshëm në 365 ditë të vitit? - Përllogarisni. 

Dy janë ushqimet bazë të një fermë për të cilat ju duhet të bëni përllogaritjet mbi bazën e nevojave – silazhi i misrit dhe bari i thatë i jonxhës. 

Energjia, proteina, fibrat, mineralet, vitaminat – përse janë të rëndësishme?

Si të prodhoni foragjere cilësore në fermë?
Jo vetëm sasia e ushqimeve dhe kombinimi i tyre janë të rëndësishëm në të ushqyerit e gjedhit, por cilësia, higjena dhe ruajtja e ushqimeve kanë të njëjtën vlerë. Ndaj, ju rekomandojmë:

Kujdes! Ju jo vetëm prodhoni ushqime në fermë, por edhe blini ushqime sidomos koncentratë prodhuar jashtë fermës suaj. Ndaj, ju rekomandojmë:

  • Lexoni etiketat mbi përmbajtjen e produkteve të blera.
  • Lexoni me vëmendje datën e prodhimit dhe të skadimit të produktit, të detyrueshme të vendosen mbi paketim.
  • Me ligj, të gjitha produktet e importuara duhet të kenë etiketa edhe në gjuhën shqipe.
  • Bëni analiza të produktit për përmbajtjen e tij dhe përputhshmërinë me të dhënat e etiketës.
  • Kërkoni nga furnizuesit udhëzime mbi përdorimin e produktit.

Uji
Uji është baza e jetës dhe burimi më i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Të gjithë kafshëve duhet ti siguroni mundësinë për pirje uji të freskët e të pastër duke krijuar hidratimin e duhur. Ai duhet të sigurohet me mjete lehtësisht të arritshme (vasketa, tasa pirës, etj.) dhe në sasira të mjaftueshme sipas kërkesës. 

Mbani parasysh disa fakte:

  • Vetë qumështi në masën më të madhe është i përbërë nga uji (rreth 87%).
  • Për çdo një litër qumësht të prodhuar, një lopë ka nevojë të pijë 4-5 litra ujë.
  • Sasia e ujit që konsumohet varet nga faza e jetës së lopës, nga prodhimtaria e qumështit si dhe temperaturat e mjedisit.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me riprodhimin në gjedh

Data e publikimit: 10/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë