SËMUNDJA E PESTËS EUROPIANE




Sëmundja e Pestës europiane për çdo bletërritës sjell preokupime dhe është numri dy i sëmundjeve bakteriale të pjellës së bletëve e shkaktohet nga Melissococcus plutonius.

Çfarë  është Pesta europiane?

  • Është një sëmundje me origjinë bakteriale në manifestimin e së cilës ndikojnë mikrorganizma të ndryshëm.
  • Është e dyta sëmundje për nga dëmi që shkakton mbi gjeneratën e bletëve.
  • Shkaktari i vërtetë i sëmundjes është Melissococcus plutonius ndërsa mikrorganizmat e tjerë prezent mendohet se janë shkaktarë sekondarë të sëmundjes, të cilët mendohet se veprojnë në momentet kur larva është duke vdekur ose ka vdekur nga veprimi i Melissococcus plutonius.

Bazur në këtë opinion në shumë vende vendosja e diagnozës se pestës europiane bazohet vetëm në praninë në larvat e vdekura të Melissococcus plutonius.
Melissococcus plutonius është një bakter jo sporogjen, por mjaft rezistent ndaj veprimit të faktorëve të jashtëm si dhe produkteve kimike.

Cilët janë mekanizmat e përhapjes dhe faktorët e shfaqjes së sëmundjes?

  • Ashtu si kundër dhe pesta amerikane, pesta europiane përhapet nga larvat e infektuara me anë të procesit të të ushqyerit.
  • Në ndryshim nga pesta amerikane e cila prek larvat e vulosura, pesta europiane prek larvat e pa vulosura.
  • Infeksioni lokalizohet në nivel të zorrës së mesme dhe vetëm pas vdekjes së larvës shkaktari i infeksionit pushton të gjithë trupin e viktimës.
  • Në shfaqjen e sëmundjes e cila vërehet në muajt Maj-Qershor ndikojnë faktorë të natyrave të ndryshme.
  • Nga ana tjetër duhet theksuar se shkatari i pestës europiane ndodhet pak a shumë dhe në familjet e shëndosha dhe bëhet patogjen vetëm në kushte të veçanta, si në rastin e prishjes së ekuilibrit të tërësisë së popullatës së bletëve në raport me tërësinë e larvave që ndodhen në fole.

Ndër faktorët që favorizojnë dhe ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes vlen të përmenden:

  • Ecuria e stinës së pranverës; shfaqja e sëmundjes stimulohet nga një pranverë jo normale që karakterizohet me të ftohtë, shira, mungesë dhe vonesë në sekretimin e nektarit, etj.
  • Gjendja e familjes;   Familjet e dobëta që kanë dimëruar keq, me rezerva të pakta ushqimore (mjaltë dhe polen) si rregull bëhen më shpejtë viktima të sëmundjes.
  • Rraca apo varieteti i bletës; Ka rraca të tilla siç është bleta e verdhe italiane A. ligustica e cila është më reziztente ndaj kësaj sëmundjeje.
  • Rrugët dhe mënyrat e përhapjes së sëmundjes si brenda zgjoit, ashtu dhe nga njeri zgjua në tjetrin e nga një bletore në tjetrën janë pak a shumë të njëjta me ato të përmendura në pestën amerikane

Cilat janë shenjat e sëmundjes?
Shenjat specifike që në një farë mënyre e dallojnë pestën europiane nga ajo amerikane janë:

  • Vdekja e larvave në qeliza ende të pavulosura,  edhe në rastet kur larvat vdesin pas vulosjes së qelizave, qelizat e vulosura janë me kapakë të shtypur, të vrimezuar pak a shumë siç vërehet te pesta amerikane
  • Aromë fillimishtë thartire  dhe vonë qelbëzimi, por e ndryshme nga ajo e pestës amerikane.
  • Shpërndarje e çrregullt e gjeneratës “ në formë mozaiku” sidomos në fazën e dytë të infeksionit
  • Larvat preken pas ditës së katërt të stadit larvar
  • Larvat e prekura fillimishtë humbasin shkëlqimin e tyre dhe ndryshojnë ngjyrën, ato marrin ngjyrë opake, pastaj në të verdhë dhe në fund në kafe
  • Trupi tyre pëson një fryrje në të cilën mund të shihet dhe rrjeti i trakeve, pastaj bëhet i qullët por nuk formon fill si në rasin e pestës amerikane
  • Larvat e thara shndërrohen në luspa
  • Pozicion jo normal i larvave të prekura të cilat paraqiten të defomuara, në formën e gërmës ”C” me kurriz të kthyer nga lart nga hapja e qelizës
  • Larvat e thara në formën e luspës nuk ngjiten fort në muret e qelizës si në rastin e pestës amerikane, pra në këtë rast ato mund të shqiten lehtësishtë nga fundi i qelizës.

Diagnoza
Sipas shenjave klinike të lartë përmendura, kryhet analiza laboratorike e mbi këtë bazë të vendoset diagnoza përfundimtare

Mikroskopia

Metodat kulturale

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi sëmundjen e pestës europiane

Data e publikimit: 16/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TË USHQYERIT E BLETËVE NË PRANVERË

Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.

Lexo më shumë

CIKLI I ZHVILLIMIT TË TROPILAELAPS

Rriqnat  e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.

Lexo më shumë

TROPILAELAPS DHE DËMET QË AI SHKAKTON NË BLETARI

Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike

Lexo më shumë

KALENDARI I PUNËVE NË BLETARI

Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?

Lexo më shumë