Histori Suksesi - Vaso Vasi




Vizitojmë zonën e Lunxhërisë, hambarin e Gjirokastrës, për t’u takuar me një nga fermerët më punëtorë të zonës, Z. Vaso Vasi. Vendosur në fshatin Karjan, Gjirokastrës, Z. Vaso është një agronom autodidakt, i cili asnjëherë nuk u largua nga bujqësia. 

Pemëtaria dhe vreshtaria janë kulturat kryesore që mbjell Z. Vaso. 

“Zona e Lunxhërisë është e bekuar. Ka ujë të bollshëm dhe tokë pjellore. Kam rreth 2.2 ha vreshta, të varieteteve të ndryshme. Prodhoj raki, si dhe tregtoj edhe rrush për konsum. Rakia e zonës së Lunxhërisë ka qenë gjithmonë e famshme dhe unë ruaj të njëjtën traditë përpunimi”

Të gjitha punët agro-teknike, Z. Vaso i realizon vetë. Ai është gjithashtu i pajisur me të gjithë agromekanikën e duhur, zetor dhe automjet transporti për produktet bujqësore. 

Pandemia ndikoi direkt në aktivitetin tim të tregtimit të rakisë, pasi ndalimi në qarkullim edhe me jashtë vendit ku unë tregtoj, si në Greqi, më bllokoi. Pastaj ndalimi në grumbullimin e njerëzve për gëzime apo hidhërime, gjithashtu çuan në rënie të konsumit dhe tregtimit të rakisë”, tregon z. Vaso. 

Falë bashkëpunimit dhe financimit serioz të FED invest si dhe ndihmës së ofruar përmes skemës së inputeve bujqësore, kam një vlerësim dhe mirënjohje të thellë. Me anë të kësaj skeme une kam blerë këtë korrëse bari.

 

Z. Vaso është gjithashtu dhe një ndër promotorët më aktivë të shërbimeve të ABA Online në zonë.

Data e publikimit: 09/12/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Bravo FED Invest per mundësin që u jepni fermerëve,e agrotëve.Bashkpunimi me ju është një vlerë e shtuarë.

-Orest Bega

Jh lumshin krahet !

-Sazan Kodheli

Model shume i suksesshem dhe qe duhet ndjekur . Pamje #faaantaaastiiikeee e ketij vreshti !

-Gazmir TOSKA


Shpërndaj në rrjetet sociale: