Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?
- Dëmet e shkaktuara nga pambukorja nuk janë shqetësuese.
- Insekti nuk arrin nivele të larta infeksioni.
- Dëmtuesi është shumë i ndjeshëm ndaj kushteve klimatike.
- Organizmat e dobishëm kontribuojnë fuqishëm në mbajtjen nën kontroll të dëmtuesit.
- Dëmi konsiston në thtihjen e limfës nga larvat dhe insektet e rritur.
- Degëzat e infektuara nga pambukorja kanë një zhvillim vegjetativ më të pakët.
- Vegjetacioni i ullirit i prekur nga pambukorja mbulohet nga masa dyllore, që mbulojnë kolonitë e larvave të porsaçelura.
- Degëzat e infektuara rëndë kanë një prodhim pjesërisht më të reduktuar në krahasim me degëzat e shëndosha, por frutat më të mëdha të ullirit kompesojnë prodhimin në përgjithësi.
- Sistemi i kontrollit të dëmtuesit
- Pambukorja e ullirit është vazhdimisht prezent në ullishte, por zhvillimi dhe dëmi janë të lokalizuara dhe popullatat e saj influencohen shumë nga faktorët abiotikë kufizues.
- Mikroklima dhe prezenca e armiqve të ndryshëm ndikojnë fuqishëm në kontrollin e dëmtuesit.
- Zakonisht trajtimet me produktet e mbrojtjes së bimëve nuk këshillohen ndaj këtij dëmtuesi.
- Faktorët abiotike, klima influencon në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e insektit. Temperaturat e larta të verës, me një lagështi relative të ulët provokojne një ngordhshmëri të lartë të vezëve dhe larvave të porsaçelura. Kanë influencë negative mbi pjellorinë e vezëve.
- Erërat influencojnë në kufiziomin e infektimit nga pambukorja. Pjesa e sipërme e ullirit të ekspozuara nga erërat janë në përgjithësi më pak të prekura.
- Rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të popullatës së pambukores është dhe aktiviteti i dy himenopterave të rëndësishëm Psyllaephagus euphyllurae Silla dhe Alloxista eleaphila Silv.
- Ndërhyrjet agronomike, një gjendje e mirë vegjetative, krasitja, ajrimi i mirë, eliminimi i lagështisë së tepërt krijojnë kushte të favorshme për të ulur popullatën e dëmtuesit.
- Integrimi i këtyre faktorëve krijon mundësinë për mbajtjen e popullatës jashtë influencës së dëmit ekonomik dhe nuk justifikon përdorimin e produkteve sintetikë të mbrojtjes së bimëve.