Dëmet në bimë nga breshkëza pambukore e shkaktojnë të dy stadet e insektit:
Insekti dëmton:
I dëmton duke thithur sasi të konsiderueshme të lëngut bimorë. Lastarët thahen, ndodh zhveshja dhe degët ose pemët e tëra mund të thahen. Melata e ekskretuar nga breshkëza mbulon gjethet, duke bërë të mundur zhvillimin e blozës, e cila pengon proçeset normale të bimës.
Cikli jetësor i breshkëza pambukore
Insekti i rritur është Hermafrodit, ngjitet me bimën me sekrecione dylli dhe prodhon një shtresë të bardhë në brazda, e cila mbështjell qindra vezë të kuqe. Qesja e vezës do të rritet dy deri në tre herë më shumë se gjatësia e trupit. Larvat e sapoçelura janë faza kryesore e shpërndarjes. Ky dëmtues shpërndahet nga era dhe me zvarritje. Larvat e fazës së hershme ushqehen nga nervaturat e gjetheve dhe degëve të vogla dhe bëjnë pjesën më të madhe të dëmtimit. Në çdo zhveshje, ata lënë në pikën e vjetër të ushqimit lëkurën e dikurshme dhe sekrecione dylli me të cilat ishin mbuluar dhe nga e cila rrjedh emri i tyre i zakonshëm.
Monitorime
Monitorimi i breshkëzës pambukore duhet të fillojë në fillim të pranverës duke ekzaminuar lastarët dhe degët e brendshme të agrumeve. Nëse janë të pranishme gjatë pranverës, duhet të merren parasysh insekticide që nuk dëmtojë agjentët biologjik. Trajtimet për tripsin kontrollojnë dhe këtë dëmtues. Trajtimet me insekticide duhet të aplikohen vetëm nëse popullata është e lartë dhe nuk ka prani të agjentëve biologjik. Në shumicën e rasteve, haset prania e predatorit Rodolia cardinalis, njëkohësisht me dëmtuesin. Duhet pasur kujdes që të mos ngatërrohet larva e pambukores me larvën e predatorit në stadet e para. Edhe pse të ngjashme në madhësi dhe ngjyrë, larvat e breshkëzës kanë këmbët dhe antenat e zeza, kurse të Rodolia cardinalis, do të kenë këmbë të kuqe dhe pa antena të dukshme. Më vonë larvat arrin ngjyrë gri.
Kontrolli i dëmtuesi
Për kontrollin e këtij dëmtuesi janë përdorur me sukses kocinelidi Radolia cardinalis, Përdorimi i insekticideve si kontroll rekomandohet vetëm nëse nuk ka specie të agjentit biologjik.
Agroteknike:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar për barbunjën?
Lexo më shumëKëpusha e ulllirit është kthyer në një problem shqetësues, njohja dhe marrja e masave të kontrollit me kujdes është një domosdoshmëri për të ruajtur ekuilibrat e dëmtuesit.
Lexo më shumëCilat janë organizmat e dobishëm që ndikojnë në kontrollin e popullatës së këpushave të ullirit dhe strategjia e kontrollit?
Lexo më shumë