Histori Suksesi – Lulzim Kurti




Duke lundruar në YouTube shoh një rubrikë mbi një fermer të suksesshëm. Duke u interesuar për të vendosur një kontakt mësoj se ai është anëtar i FED Invest-it, kështu që i kërkoj Qazimit, oficerit të FED invest në Vorë të na rezervojë një vizitë në fermën e tij.

Që në shikim të parë dallohej që kronika ishte një pjesë e vogël e realitetit, pasi ai kishte folur shumë gjatë por, për shkak të kohës televizive ishte përmbledhur në dy minuta kronikë, gjë që në fund të bisedës i thamë edhe ne që s’mund të shkruanim një artikull shumë të gjatë por ndjenim detyrimin që të promovojmë bujqërit e suksesshëm. 

Eksperienca e Lulzimit ishte një 15 vjeçar në Greqi, ku thotë se “humba kohën kot dhe u ktheva me 2000 euro kursime, edhe pse nuk kam ndenjur asnjë ditë pa punë, dhe vendosa të punoj tokat e mia dhe të vëllezërve që vazhdojnë të qëndrojnë në emigrim”. 

Ai zotëron edhe pemëtore, kryesisht me kumbulla dhe lajthi, por edhe serrë. Pemëtorja është e sistemuar dhe e pastër nga barërat e këqija, “si një farmaci”. Ndërsa, lidhur me serrën që nuk përdor pesticide, bindemi pasi shikojmë kutitë me bletë pllenuese, si dhe kurthet ekologjike për të luftuar dëmtuesit.

 “Punoj vetë në mbjelljen e fidanëve në serrë dhe krahun e punës e përdor kryesish për vjelje ndonëse kam edhe klientë që kanë qejf të vijnë ta vjelin vetë produktin në serrë nën mbikëqyerjen time për të mos dëmtuar bimët”.

"Gjithçka nisi rreth 8 vjet më parë, pas kthimit nga Greqia ku siç thashë nuk kisha lekë për ta bërë serrën. U interesova dhe rashë në kontakt me Qazimin, që erdhi më vizitoi, pa kushtet dhe folëm për çfarë unë doja të arrija, dhe më kërkoi 2 ditë kohë të analizonte dhe më pas më tha që mund të aplikoja për kredi. Nga ai moment kam marrë 6 a 7 kredi, nuk jam i sigurt, por do vazhdoj të marr prapë kredi se e dua dhe një kotec për të rritur zogj pule. Rrethimin e kam bërë, por të mbyll disa punë të vogla dhe është objektivi i radhës. 

Bashkëpunimi me FED invest-in ka qenë i suksesshëm, jo vetëm se më janë gjetur në kohën e duhur dhe me procedura të thjeshta në marrjen e kredive, por aty kam gjetur mbështetje morale edhe për iniciativat e mia. Personalisht e quaj një bashkëpunim të suksesshëm për të dyja palët."

Nga Qendra ABA, na kërkoi mbështetje nga eksperti për krasitjen e pemëve, që pavarësisht se nuk është koha, të bëjë një vizitë vlerësimi për ecurinë e pemëve dhe për ndërhyrjet e nevojshme në kohën e duhur, gjë që ne e mirëpritëm dhe patjetër që do ta realizojmë brenda këtij muaji.

Data e publikimit: 09/04/2025


Lini një koment


Komente të mëparshme
akoj0h

-🔓 + 1.758154 BTC.GET - https://graph.org/Binance-04-15?hs=0f0c339d028148a5f4db400a61938bb5& 🔓


Shpërndaj në rrjetet sociale: