ABA online organizon demonstrimin praktik: Monitorimi i gjendjes fitosanitare tek ulliri pas lulëzimit, me ekspertin Prof. Shpend Shahini.


Event: 20/05/2025 - 15/06/2025



Tema: Monitorimi i gjendjes fitosanitare tek ulliri pas lulëzimit

Data e aktivitetit: 20 maj 2025

Ora: 10:00

Vendi: Elbasan

Qëllimi:

Menjëherë pas lulëzimit është shumë e rëndësishme të ndjekim situatën fitosanitare të ullirit. Gjatë fazës së lulëzimit ka patur prekje nga pleshti pambukor i ullirit. Gjatë kësaj faze është shumë e rëndësishme të shikojmë ecurinë fiziologjike të bimës dhe monitorimin e gjendjes fitosanitare.

Në këtë kontekst, gjatë këtij demonstrimi, do të flitet mbi rolin e feromoneve për monitorimin e dinamikës së popullatës së tenjës së ullirit. 

Fermerëve do tu shpjegohen ç'janë feromonet, pse janë të rëndësishme dhe kur duhet të vendosen për të monitoruar popullatën e tenjës. 

Në funksion të dinamikës së popullatës, do të demonstrohen mjetet që duhet të përdoren për ndërhyrje dhe koha e ndërhyrjes. 

Fokus i veçantë në këtë demonstrim do të jetë përdorimi i bakterieve entomopatogjene.

Do të shpjegohet doza e përdorimit si dhe specifikat që duhet të respektojmë gjatë trajtimit.

Data e publikimit: 19/05/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: