Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin krizantemën dhe menaxhimi i tyre?
Shkaktari: Septoria chrysanthemi
Simptomat
- Shkakton lezione në gjethe që janë me ngjyrë të errëta në gri dhe kufizohen me një kufi të purpurt.
- Ekzaminimi me lente dore mund të zbulojë njolla të vogla e të zeza që janë trupa frutorë të kërpudhave (piknidet).
- Sëmundja favorizohet nga lagështia e lartë dhe në kushte lagështie të vazhdueshme.
Menaxhimi
- Qarkullim bimor 2-vjeçar, kontrolli i barërave të këqija dhe heqja dhe eleminimi i mbeturinave bimore me infeksion nga zona e mbjelljes.
- Shmangni ujitjen në formë shiu dhe ujitjet e pasdites.
- Efektiviteti dhe numri i spërkatjeve të kërkuara do të ndryshojnë në varësi të kushteve të motit.
- Fungicidet që përdoren: Azoxystrobin, Pyraclostrobin, Boscalid+kresoxim-methyl, etj.
- Ndryshku i bardhë i krizantemës
Shkaktari: Puccinia horiana.
Simptomat:
- Pustule si fillim të vogla me ngjyrë të bardhë-të gjelbërt 1-5mm.
- Këto pustule vendosen në llapën e gjethes ose nervaturë.
- Në faqen e poshtme, por nganjëherë dhe në ato të sipërmet, formohen pustulat me diametër 0.5-3mm.
- Këto njolla fillimisht të bardha, nxihen lehtë deri sa marrin ngjyrën e lajthisë.
- Në pustule gjejmë vetëm teleutospore, nuk prodhon uredospore.
- Disa kultivarë të krizantemës janë rezistente ndaj Puccinia horiana., ndër to mund të përmendim: ”Alaske”,”Ami colin”, ”Dark chips”, ”Paris”etj.
Menaxhimi
- Përdorimi i bimëve mëmë të pastra,
- Përdorimi i termoterapisë (8 orë në 45ºC, 48 orë në 35ºC) për të eliminuar praninë e infeksioneve latente në bimët mëmë.
- Gjatë kultivimit, bëhen trajtimet me fungicide: Tubecunazole, propiconazole, etj,.
- Mbjellja e kultivarëve rezistentë.
- Hiri i krizantemës
- Shkaktari:
Erysiphe cichoracearum
Simptomat
- Simptomat tipike të sëmundjes janë shfaqja e njollave të bardha të cilat përbëhen nga miceli i kërpudhës.
Menaxhimi:
- Kontrollohet përmes përdorimit të fungicideve të tillë si: Kresoxim-methyl, Azoxystrobin, Pyraclostrobin, Trifloksistrobin, etj.