Si e siguron Qendra ABA informacionin objektiv dhe profesional që ofron?
Qendra ABA për tu përgjigjur nevojave të fermerëvë shqiptarë për përmirësimin e biznesit të tyre ka përzgjedhur një Ekip Ekspertësh, të cilët përgatisin informacion objektiv, bashkëkohor dhe të besueshëm.
Si i zgjedh Qendra ABA Ekspertët?
Zgjedhja e Ekipit të Ekspertëve të Qendrës është bërë me kujdes përmes një procesi transparent nga Qendra ABA.
Kush janë Ekspertët e Qendrës ABA?
Ekspertët kryesorë që përgatisin informacion për sektorët prioritarë të fermave në Shqipëri si më poshtë:
Për çfarë janë përgjegjës Ekspertët?
Në bazë të eksperiencës së tyre të gjatë, Ekspertët e Qendrës ABA përgatisin artikujt për platformën ABA online, si dhe ju përgjigjen pyetjeve të përdoruesve të platformës në seksionin “Pyet Ekspertin”. Gjithashtu, Ekipi i Ekspertëve jep trajnime për temat më të kërkuara nga fermerët, udhëheqin demonstrime praktike në fermë dhe përgatisin video për të qenë më pranë jush.
Kush janë Ekspertët Kryesorë të Qendrës ABA?
Znj. Valbona Ylli
Zj. Valbona Ylli ofron ekspertizën e saj për Qendrën ABA, specifikisht për fermat e mbarështimit të gjedhit dhe të bagëtive të imta.
Zj. Ylli është e diplomuar në Universitetin Southern Illinois Carbondale, SH.B.A. Ajo ka mbi 30 vjet eksperiencë profesionale në pozicione të ndryshme si drejtuese ose konsulente në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, zhvillimit rural, dhe burimeve natyrore. Zj. Ylli ka punuar për një periudhë të gjatë në projektet e USAID-it, dhe ka dhënë ekspertizën e saj në projekte të ndryshme ndërkombëtare si UNDP, GIZ, dhe BE.
Zj. Ylli është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës Shqiptare të Sipërmarrësve të Blegtorisë - LEAA, që nga viti 2002. LEAA është një shoqatë që kryeson në përmirësimin gjenetik të gjedhit në vendin tonë. Gjithashtu, Shoqata LEAA ofron asistencë dhe demonstrime teknike bashkëkohore, ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, si dhe kryen analiza ekonomike për fermerët shqiptarë.
Z. Ruzhdi Koni
Z. Ruzhdi Koni ofron ekspertizën e tij për Qendrën ABA në prodhimin e kulturave të ndryshme në serra dhe teknologjitë më të reja të prodhimit në serra. Z. Ruzhdi është diplomuar si agronom dhe ka marrë pjesë në shumë trajnime, seminare dhe konferenca të zhviluara në vende të ndryshme të botës.
Në vitin 1991, Z. Koni filloi aktivitetin e tij në prodhimin, grumbullimin dhe tregtimin e frutave dhe perimeve, shpërndarjen e tyre në tregjet e ndryshme të vendit, si dhe furnizimin e rrjeteve të supermarketeve dhe eksportimin e tyre jashtë vendit. Kompania Agro Koni është një nga kompanitë e para në agro-biznes.
Ndërsa në vitin 2007, themeloi kompaninë Agro International në bashëpunim me një kompani izraelite, me qëllim prodhimin e fidanëve të kulturave bujqësore dhe prodhimin e fidanëve të luleve ornamentale me standardet më të larta dhe teknologjinë më bashëkohore. Të dyja kompanitë, në sinkron me njëra tjetrën, kompletojnë zinxhirin e prodhimit bujqësor.
Z. Isuf Demirxhiu
Z. Isuf Demirxhiu ofron ekspertizën e tij për Qendrën ABA, specifikisht për kultivimin e perimeve të fushës. Z. Demirxhiu ka kryer Master Shkencor në departamentin e agronomisë për perimet e fushës pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Z. Isuf Demirxhiu ka rreth 35 vjet eksperiencë profesionale në pozicione si agronom praktik, specialist i Shërbimit Këshillimor, specialist i mbrojtjes së tokës dhe të bimëve, si dhe ka ekperiencë të gjatë në monitorimin e skemave mbështetëse kombëtare dhe të programit IPARD, në fushën e kultivimit të shumë kulturave bujqësore. Gjithashtu, ai ka një ekspertizë të gjatë si trajnues në disa projekte kombëtare lidhur me kultivimin e bimëve bujqësore.
Z. Demirxhiu ka drejtuar Shoqatën Kombëtare “Bashkimi Kombëtar i Fermerëve Shqiptarë” (BKFSH) me mbështetjen e USAID-it, nëpërmjet Projektit IFDC, në periudhën 2002-2014. Shoqata BKFSH ka ofruar një spektër të gjerë shërbimesh për fermerët, si dhe për mbrojtjen e interesave të tyre.
Z. Isuf Kaziu
Z. Isuf Kaziu ofron ekspertizën e tij për Qendrën ABA, specifikisht për kultivimin e pemëve frutore dhe vreshtave. Ai mban titullin Doktor i Shkencave Bujqësore që prej vitit 2019. Z. Kaziu ka eksperiencë 35 vjeçare në fushën e bujqësisë, kryesisht në fushën e përmirësimit gjenetik, prodhimit të farërave me gjeneracion të lartë, testimit të varieteteve të reja në kulturat bujqësore, futjes dhe zbatimit të teknologjive të reja në bimët e arave,përhapje dhe divulgim i arritjeve të reja në fushën e bujqësisë.
Që prej vitit 2006 e në vazhdim, Z. Kaziu punon në Qendrën e Transferimit të Teknologjive në Fushë – Krujë. Z. Kaziu është bashkautor dhe autor i parë në shumë publikime shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Gjithashtu, ka eksperiencë si ekspert dhe bashkëpunëtor në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
Z. Pëllumb Aleksi
Dr. Pëllumb Aleksi ofron ekspertizën e tij për Qendrën ABA, specifikisht për zookulturën e bletës. Z. Aleksi ka eksperiencë 27 vjeçare profesionale në pozicione të ndryshme si Përgjegjës Laboratori dhe në detyra drejtuese të laboratorëve të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Vetërinarisë - ISUV.
Z. Aleksi ka kryer Master Shkencor, në fushën e Mjekësisë Veterinare për patologjitë e bletës, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2003, ka marrë Gradën Doktor i Shkencave. Z. Aleksi për një periudhë 24-vjeçare kontribon në diagnozën dhe kontrollin e sëmundjeve të bletëve në nivel kombëtar. Gjithashtu, ai ka eksperiencë të gjatë në mësimdhënie në nivel univeristar, për Shërbimin Veterinar Shqiptar si dhe për bletarinë në nivel kombëtar.
Gjithashtu, Z Aleksi është ekspert, bashkëpunëtor dhe drejtues në një numër të konsiderueshëm projektesh kërkimore shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare për Bletarinë. Ai është autor i shumë publikimeve shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prof. Dr. Shpend Shahini
Prof. Shpend Shahini ofron ekspertizën e tij për Qendrën ABA, specifikisht për prodhimin ullinjve dhe agrumeve. Z. Shahini ka eksperiencë të gjatë në fushën e mësimdhënies dhë të mbrojtjes së bimëve. Ai ka drejtuar Laboratorin e Referencës Kombëtare të Mbrojtjes së Bimëve, pranë Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve në Universitetin Bujqësor të Tiranes. Z. Shahini ka drejtuar Laboratorin e Referencës Kombëtare të Mbrojtjes së Bimëve deri në vitin 2016. Ai aktualisht drejton Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Z. Shahini ka kryer kualifikime afatgjata në fushën e menaxhimit të integruar të parazitëve në kultura bujqësore në Qëndrën Ndërkombëtare të Kërkimit Shkencor Bujqësor në Egjipt, Institutin Agronomik Mesdhetar në Bari, Wageningen, etj.
Mban titullin Profesor që prej vitit 2011. Ka publikuar më shumë artikuj në revista të njohura ndërkombëtare si dhe është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai është vlerësuar me “Çmimin ndërkombëtar të Ekselencës për Menaxhimin e Integruar të Dëmtuesve” në SHBA, 2009.
***
Platforma ABA online është realizuar me iniciativen dhe mbështetjen e FED invest dhe të Projektit FiAS “Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri” financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Përmbajtja e publikimeve në platformën ABA online nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e donatorëve.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
bwpwdg
-🌍 Hello World! https://national-team.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=105221313cb6eba4a9632d1de4c251ae 🌍
i0timu
-Hello World! https://racetrack.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=105221313cb6eba4a9632d1de4c251ae&