TROPILAELAPS DHE DËMET QË AI SHKAKTON NË BLETARI




Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike

Tropilaelaps spp, është një nga parazitët më të frikshëm për nga dëmet që mund të shkaktojë në bletarinë e vendeve ku ai tashmë është prezent.

Çfarë është Tropilaelaps?

Tropilaelaps spp. është një rriqën, parazit i frikshëm i bletës mjaltëse, shkaktar i një sëmundjeje ekzotike të bletëve. Pavarësisht se ende nuk është prezent në territorin e Europës.

Gjithsesi, është e rëndësishme që të gjithë operatorët në këtë sektor, ekspertët e bletarisë nevojitet të dinë ta njohin këtë rriqën dhe shenjat e sëmundjes që shkakton tek bletët e prekura.

Rriqnat e gjinisë Tropilaelaps janë shkaktaret për këtë sëmundje parazitare të pjellës së bletëve. Për shkak të veprimit të tyre traumatik-zbritës mbi pjellën, ato janë në gjendje të shkaktojnë dëme serioze në kolonitë e bletëve të prekura, duke çuar ato në shpopullim dhe deri në vdekje.

Rriqnat e gjinisë Tropilaelaps i përkasin familjes Laelapidae. Aktualisht janë identifikuar katër lloje të këtyre parazitëve, të cilët ndryshojnë nga njëri-tjetri për nga: fizionomia, patogjeniteti dhe përzgjedhja e bujtësit.

Teknikat më moderne të identifikimit të specieve përdorin si analizimin morfologjik të parazitit ashtu edhe renditjen e gjenomit. Deri pak vite më parë, mendohej se vetëm dy lloje i përkisnin gjinisë Tropilaelaps: Tropilaelaps clarae dhe Tropilaelaps koenigerum

Në vitin 2007, u identifikuan dy lloje të tjera të reja: Tropilaelaps mercedesae dhe Tropilaelaps thaii. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të identifikohen edhe specie të tjera, përveç 4 specieve të identifikuara tashmë. Përsa i përket bletës sonë (Apis mellifera), ndërsa T. clareae dhe T. mercedesae duket se janë patogjene për të, T. koenigerum dhe T. thaii nuk duket se shfaqin asnjë lloj veprimi parazitar mbi të.

CILAT JANË NDRYSHIMET MORFOLOGJIKE TË LLOJEVE?

Femrat T. clareae janë të kuqërremta në kafe, afërsisht 1 mm e gjatë x 0,6 mm e gjerë. 

Meshkujt arrijnë pothuajse të njëjtën madhësi si femrat, por janë më pak të sklerotizuar. T. mercedesae është shumë e ngjashme me T. clareae, por ndryshon pak në gjatësinë (gjithmonë më pak se 0.9 mm) e femrave.

Femra e T. koenigerum është pak më e vogël se T. clarae (0,7 e gjatë x 0,5 mm e gjerë) dhe ka ngjyrë bezhë (ndryshe nga T. clarae, ku femra është e kuqërremtë).

Për më tepër, është e mundur të theksohen ndryshime të tjera në rajonin anal dhe në konformimin e kelicerave. Në të dyja llojet (T. koenigerum dhe T. clarae), meshkujt e rritur janë dukshëm më të vegjël se femrat.

CILËT JANË BUJTËSIT DHE PËRHAPJA GJEOGRAFIKE E TIJ?

Bujtësi natyror i këtyre rriqnave janë “bletët gjigante” (Subgenus Megapis) dhe në veçanti speciet Apis dorsata dhe Apis laboriosa. Ndërsa e para është e shpërndarë në të gjithë Azinë dhe Indonezinë, e dyta mund të gjendet në zonat malore të Himalajeve, Butan, Nepal dhe Kinë. Tropilaelaps spp. mund të sulmojë edhe bletë të tjera, duke përfshirë Apis mellifera dhe Apis cerana. Në Azi, sëmundja tashmë është përhapur jashtë gamës së saj origjinale, duke shkaktuar dëme deri  në kolapsin e shpejtë të familjeve  të A. mellifera të pranishme atje; Nga ana tjetër, A. cerana nuk do të dorëzohej, por prodhimi i mjaltit do të reduktohej me afërsisht 25-40%.

PËRHAPJA GJEOGRAFIKE

Aktualisht, rriqnat e gjinisë Tropilaelaps janë identifikuar në Azi dhe Indonezi. Nuk ka ende asnjë konfirmim të një raporti të supozuar të Tropilaelaps spp. në Kenia (Afrikë). Tropilaelaps spp. nuk është zbuluar ende në Evropë, por nëse do të arrijë, padyshim që mund të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike dhe humbje serioze në sektorin e bletarisë në kontinentin tonë.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Ciklin e zhvillimit të Tropilaelaps.

Data e publikimit: 06/01/2025


Lini një koment


Komente të mëparshme
25d75w

-🗒 + 0.75543907 BTC.GET - https://rentry.co/mauqz5ky?hs=9585b167bb8877cfca3d0add3f543454& 🗒


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TË USHQYERIT E BLETËVE NË PRANVERË

Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.

Lexo më shumë

CIKLI I ZHVILLIMIT TË TROPILAELAPS

Rriqnat  e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.

Lexo më shumë

KALENDARI I PUNËVE NË BLETARI

Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?

Lexo më shumë

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë