Sorgumi është një bimë e rëndësishme foragjere e cila mund të shfrytëzohet si për prodhim silazhi ashtu edhe për koncentrat. Futet në grupin e graminoreve pranverore, por krahasuar me kulturën e misrit ai paraqet disa epërsi, që e bëjnë t'i kushtohet një vëmendje më e madhe zgjerimit të sipërfaqes së mbjellë me këtë kulturë. Gjithashtu ai gjen përdorim edhe si ushqim për njeriun, industrinë ushqimore dhe si diezel.
Disa veçori dalluese që i japin përparësi kësaj bime janë:
Kërkesat e sorgumit për klimën, tokën dhe parabimën
Cilat janë kërkesat e sorgumit për temperaturën dhe lagështirën?
Kërkesat për tokën
Sorgumi nuk ka shumë kërkesa sa i përket tokës. Ai rritet në një gamë të gjerë tokash, por toka ranore me drenazhim të mirë është më e përshtatshme për kultivim e tij. Peshashi i tokës (pH) prej 6 deri në 7,5 është ideal për kultivim dhe rritje të mirë të sorgumit.
Vendi në renditjen e bimëve
Sorgumi nuk ka kërkesa të mëdha për parabimën, ai shkon mirë pas të lashtave ose hasëlleve të vjeshtës, por mund të mbillet edhe 2-3 vjet rresht ne të njëjtën tokë. Meqenëse është përdorues i madh i lëndëve ushqyese në toke, duhet vlerësuar plehërimi i tokës para mbjelljes së bimës pasardhëse. Meqenëse ka një zhvillim të madh dhe është bimë prashitëse, ai e lë tokën të pastër nga barishtet e këqija.
Përgatitja e tokës për mbjellje dhe mbjellja e sorgumit
Punimi i tokës: Synon në shkrifërimin dhe nivelimin sipërfaqësor të saj, për të siguruar një uniformitet të mirë në mbjellje pasi sorgumi ka farë të vogël, me qëllim që të kemi mbirje uniforme. Përgatitja e mirë e tokës para mbjelljes është shumë e rëndësishme sepse me anë të saj luftohen mbirjet e shpejta të barishteve të këqija të cilat konkurrojnë bimën e sorgumit në fazat e para, pasi rritja e tij fillimisht është e ngadaltë. Kujdes i veçantë duhet treguar në mbjelljet e sorgumit në toka mbi ujë. Në të tilla raste, domosdoshmërisht duhen përqendruar mjetet për ta mbjellë në një kohë sa më të shkurtër. Në këto raste duhet përdorur branimi para mbjelljes për ngjeshjen e tokës ose rulimi pas mbjelljes me qëllim që të ruhet vlaga për mbirje.
Plehërimi bazë: Duhet t’i përgjigjet aftësive prodhuese të kultivarëve. Dozat e plehut përcaktohen nga pjelloria e tokës dhe rendimenti i planifikuar. Rëndësi ka të ruhet raporti azot- fosfor 1,5 me 1. Tek sorgumi një rol të rëndësishëm luan edhe potasi. Plehu organik së bashku me plehun fosforik dhe potasik hidhen para plugimit në vjeshtë ose herët në pranverë. Doza orientuese e tyre është 30 – 40 kg/ha fosfor (P2O5) dhe 20 – 30 kg/ha potas (K2O). Në plehërimin bazë mund të përdoret edhe 50% e azotit, ndërsa pjesa tjetër e azotit përdoret gjatë rritjes e zhvillimit në 1 ose 2 duar duke e shoqëruar me prashitje ose kultivim.
Mbjellja: Para se t'a mbjellim, duhet të përgatisim farën për mbjellje, si zgjedhja, triorimi dhe dezinfektimi i saj. Me rendësi është edhe ngrohja e farës në diell nëse është e mundur. Koha e fillimit të mbjelljes është në varësi të gjendjes së temperaturës së tokës dhe periudhës së mbjelljes. Synimi kryesor është mbrojtja e bimëzave të reja nga ulja e mundshme e temperaturave të pranverës. Afatet me të përshtatshme janë 15 prill deri 15 maj në zonën e ngrohtë dhe rreth 15 ditë më vonë në zonat e freskëta .
Largësia midis rreshtave varet nga qëllimi i kultivimit, kultivari, pjelloria e tokës dhe zona klimatike ku kultivohet. Në përgjithësi në mbjelljet për njomishte rekomandohen distancat midis rreshtave 45-60cm dhe për prodhim kokërr 60-70cm. Thellësia e mbjelljes është 3-4cm. Norma e farës varet nga qëllimi i kultivimit. Kur sorgumi mbillet për kokërr përdoren 15 kg/ha farë dhe kur mbillet për njomishte përdoren 30 kg/ha farë. Me këta norma fare sigurohen 110 deri 170 000 bimë/ha.
Kur sorgumi mbillet në bashkëshoqërim me sojën ose fasulen foragjere, me destinacion për silazh, norma e farës duhet të jetë 15-20 kg/ha farë sorgumi, dhe 30-50 kg/ha farë soje ose fasuleje foragjere. Mbjellja bëhet veç për çdo kulturë, prandaj mbjellja realizohet me dy kalime të makinës. Në fillim mbillet soja ose fasulja dhe pastaj sorgumi. Mbjellja mund të realizohet edhe me kalimin njëherë të makinës, por fara futet në kuti të ndryshme të makinës mbjellëse. Zakonisht mbjellja realizohet me makina mbjellëse të misrit. Para mbjelljes merren masa për kolaudimin e makinës mbjellëse, pra bëhet regjistrimi i saj për normën e farës dhe thellësinë e mbjelljes.
SHËRBIMET GJATË VEGJETACIONIT TEK SORGUMI
Shërbimet kryesore gjatë vegjetacionit janë kultivimet, prashitjet dhe plehërimi plotësues me plehra azotike. Numri i kultivimeve e prashitjeve varet nga kushtet klimatike dhe shkalla e infeksionit me barëra të këqija. Plehërimi plotësues azotik kryhet me ane të kultivatorit ushqyes dhe ai realizohet në dy faza. Dora e parë e azotit hidhet në fazën e 3-4 gjetheve dhe dora e dytë në fazën e 7-8 gjetheve.
Dozat e plehut azotik përcaktohen nga pjelloria e tokës dhe rendimenti i planifikuar. Në toka me pjellori të ulët deri mesatare rekomandohet 45 – 60 kg/ha azot. Rekomandojmë që 50% e dozës së azotit të përdoret gjatë mbjelljes dhe 50% gjatë kultivimeve si më sipër. Në varësi të kushteve klimatike mund të ndërhyhet edhe me ujitje. Faza më kritike është ajo e nxjerrjes së melthit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Korrja dhe manipulimi i prodhimit tek sorgumi.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?
Lexo më shumëKërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën
Lexo më shumëKërkesat e elbit për klimën dhe tokën
Lexo më shumëPër një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:
Lexo më shumë