PASTRIMI I THUNDRAVE TEK TË DHIRTAT




Thundrat e dhive rriten dhe krijojnë probleme edhe ndonëse dhitë kanë thundra të forta si rezultat i terreneve ku ato qëndojnë përgjatë pjesës më të madhe të kohës. Ndaj, ato duhen pastruar pasi zgjatja e tepërt i pengon në ecje, sikurse është pengesë edhe gjatë kohës së çiftëzimit. Veçanërisht ju duhet ti kushtoni vëmendje pastrimit të thundrave kur tufën e menaxhoni me sistem të mbyllur intensiv, pra në stallë. 

Problemet me thundrat shkaktohen kryesisht nga tej rritja natyrale si dhe nga infeksionet e shkaktuara në terrene me lagështi ku janë të pranishëm mikro-organizmat që shkaktojnë sëmundjet e thundrave. 

  • Si masa parandaluese ju këshillojmë që thundrat e dhive ti pastroni minimalisht dy here në vit, ose sipas nevojës.
  • Përdorni banjëzimin në rast se thundrat përbëjnë një problem për tufën
  • Nëse situata përkeqësohet këshillohuni me veterinerin për trajtime më të specializuara.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Mjeljen dhe Higjenën tek të dhirtat. 

Data e publikimit: 09/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

PLEHËRIMI PLOTËSUES (GJETHOR) I VRESHTAVE

Plehërimi gjethor nevojitet për të plotësuar nevojat e bimës së hardhisë dhe për të korrektuar mungesat e makro apo mikro-elementëve gjatë periudhës së vegjetacionit dhe për të rritur rezistencën e bimës.

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I QEPËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Bizeles në fushë të hapur

Përse bizelja po gjen përhapje në vendin tonë dhe cilat janë kërkesat e bizeles për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë