Panxhari i kuq ose panxhari perimor, përdoret për konsum frutrrënjori në gjendje të zier. Në vëndin tonë mund të kultivohet në të gjitha zonat; në atë të ulët dhe bregdetare kultivohet dhe konsumohet gjatë gjithë vitit, kurse në zonat e ftohta kulivohet kryesisht gjatë vjeshtës dhe konsumohet gjatë dimrit dhe pranverës.
Përse panxhari perimor po gjen përhapje në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e panxharit të kuq për klimën, tokën dhe parabimën?
Panxhari i kuq është bimë e përshtatshme për zona me klimë të butë dhe me lagështi, por ka qëndrueshmëri të mirë edhe ndaj të ftohtit. Ndalon rritjen në 5°C . Thatësira dhe streset ujore, shkaktojnë frenimin e rritjes së frutrrënjorit, si dhe fortësimin e tyre, duke dëmtuar prodhimin dhe cilësinë e tij.
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË PANXHAR TË KUQ, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI:
Në cilat toka shkon më mirë panxhari i kuq?
Kërkon toka të thella, të ajrosura me përmbajtje mesatare e deri të lartë lënde organike, me ph 5.8-7.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë panxharit të kuq?
Ndaj qarkullimit të tokës, panxhari i kuq është i ndjeshëm. Parabimë të mira janë bimët prashitëse që e lënë tokën të pastër nga barërat e këqija, bimë të cilat e pëlqejnë plehërimin me pleh organik dhe lënë tokën të pasur pas mbarimit të ciklit biologjik. Panxhari i kuq është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e panxharit të kuq
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Një zgjedhje e zgjuar për blegtorinë – mësoni si ta kultivoni dhe përfitoni maksimalisht prej saj.
Lexo më shumë
Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme
Lexo më shumë
Lotusi – foragjeri natyral që ushqen bagëtinë dhe pasuron tokën
Lexo më shumë
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë