SHËRBIMET AGROTEKNIKE TEK KUMBULLA




Nga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e pemishtes, koha e shfrytëzimitprodhueshmëria e pemishtescilësia e prodhimit si dhe kostoja e prodhimit. Disa nga shërbimet më kryesore janë: krasitja prodhuese,  punimi i tokës, ujitja plehërimi, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.

Krasitja prodhuese tek kumbulla

  • Sythat frutore të kumbullës gjenden më tepër në degëzat e shkurtra, degëzat e përziera dhe degëzat veshëse. Gjatë krasitjes, për të mos humbur këto  elementë të prodhimit, duhet thjeshtë të bëjmë rrallimin e tyre. Në krasitjen prodhuese hiqen degët shumë të dendura, degët që shkaktojnë hijezim, thithakët dhe lastarë të tjerë të drejtë dhe të panevojshëm.
  • Grupi i kumbullave të tipit Evropian, sythat frutore i kanë të përqendruara në degëzat e shkurtra dhe të përziera, dhe karakteristikë e tyre është se dalin lastarë shumë të shpeshtë, prandaj prerja e këtyre degëve bëhet në sasi më të madhe.
  • Ndërsa kumbullat e tipit Kino-japonez, sythet frutore i kanë të vendosura  kryesisht në degëzat e përziera dhe në ato të majës, prerja duhet të jetë më e ekuilibruar. Në rast se frutifikimi në këtë grup është i mirë, atëherë krasitja e degëve të panevojshëm mund të bëhet edhe pas lidhjes së frutave (deri në fazën e forcimit te bërthamës).

Pemët e kumbullës zakonisht kultivohen në formën e kurorës kupore, por në disa raste edhe palmeta. Synohet që gjatë krasitjeve dimërore kurora të mbahet në formë e duhur. Gjatë  krasitjeve dimërore, duhet të ndiqen këto rregulla kryesore:

  • Te grupi i kumbullave Evropiane, të cilat frutifikojne në degët buketore dhe ato të përziera, dhe këto degëza zakonisht zhvillohen vetëm mbi degët frutore të vjetra (qe nuk prodhojnë më), prandaj kërkohet që prerja e tyre të jetë vetëm  rralluese, pra bëhet vetëm krasitje e lehtë.
  • Te grupi i kumbullave Kino-Japoneze, të cilat frutifikojne kryesisht në degët përziera dhe në ato buketore, krasitja duhet përqendruar vetëm ne rrallimin e tyre kur paraqitet nevoja. Në disa kultivarë kumbullash si; Shiro, Florencia; Santa Rosa; Burbank; Satsuma, etj., krasitjet duhet të bëhen më të rënda sepse zakonisht kurorat e tyre janë më të dendura.
  • Degëzat e vjetra buketore nuk duhet të hiqen plotësisht. Kur këto degë janë të rralla atëherë ato nuk priten. Ato mund të përgjysmohen për të nxitur shpërthimin e sythave të fjetur në lastarët vegjetativ, të cilat bëhen bazë për diferencimin e sythave frutorë në vitet e ardhshme.
  • Rrallohen pjesërisht degëzat që hijezojnë njëra tjetrën.
  • Hiqen plotësisht degët e vjetra apo të thyera dhe të sëmura.
  • Thithakët, zakonisht, hiqen plotësisht, por nëse ndonjë degë skeletore është e dëmtuar, atëherë ndonjëra  nga këto, që është më e fuqishme, duhet të shkurtohet ne 6-7 sythe për të formuar degën e ardhshme, etj.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Punimi i tokës, ujitja dhe plehërimi tek kumbulla

Data e publikimit: 09/07/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
sqarim te mira për farmert

-xhevdet


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë

SI MUND TË PARANDALOHEN DHE LUFTOHEN LYTHAT?

Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.

Lexo më shumë