Distancat e mbjelljeve tek qershia




Distancat e mbjelljeve aplikohen në bazë të nënshartesave, varietetit dhe të formave të kultivimit. Gjithashtu, distancat janë edhe në varësi të kushteve të terrenit, pjerrësisë së tokës, ekspozicionit ndaj diellit, pjellorisë së tokës, etj. 

  • Fidanët e prodhuara me shartime tek qershia e egër dhe mezhdralla, duhet të mbillen në distancat rreth 5 x 4 m.
  • Ndërsa ato të shartuara me nënshartesa vegjetative duhet të reduktohen ne 4 x 2.5-3 m.
  • Sot tentohet në rritjen e numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes dhe mbajtja e formave të detyruara dhe të ulëta të kurorës. Ky lloj kultivimi siguron përmirësimin e cilësisë  dhe rritjen e rendimentit. Ulja e kurorës, gjithashtu, lehtëson punën gjatë vjeljes me dorë.
  • Drejtimi i rreshtave: atje ku e lejojne kushtet (terreni) drejtimi duhet të jetë veri jug, sepse sigurohet më shumë dritë e ajrim për bimët.

Përzgjedhja e fidanit
Për mbjelljen fidanët duhet të jenë të moshës 1-2 vjeçare.

Cilat janë shenjat e një fidani të mirë?

  • Lartësia e fidanit: Fidani njëvjeçar është deri në 80 cm, një dyvjeçar - deri në 100 cm. Është e padëshirueshme të zgjidhni fidanë të gjatë për mbjellje, pasi i duhet më shumë kohë për t'u rrënjosur.
  • Sistemi rrënjor: Këtij tregusi duhet t’i kushtoni shumë vëmendje. Sistemi rrënjor duhet të jetë i shëndetshëm. Rrënjët  të mos jenë të thata dhe të dëmtuara. Sistemi rrënjor duhet të jetë i veshur mirë me rrënjë të holla.
  • Prania e gjetheve nuk është thelbësore edhe në se ato janë ato hiqenGjethet nuk janë thelbësore - edhe nëse janë, ato priten.
  • Pika e shartimit duhet të jetë e dukshme në fidan. Kjo është provë se fidani është njënkultivarë dhe nuk është një fidan i shtuar nga fara sepse shtimi me farë mund të humbasë plotësisht vetitë e kultvarit të bimës mëmë.
  • Prania e 2 – 3 degëve anësorë dhe të ketë udhëheqësin qëndror, pa të cilin pema nuk do të jetë në gjendje të rritet dhe të degëzohet mirë.
  • Fidani të jetë i certifikuar dhe etiketuar.

Kujdes! Mos blini fidanë më shumë se 2 vjeçar, spse rrezikohet zënja e tyre.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Format e kultivimit tek qershia

Data e publikimit: 16/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Vjelja e prodhimit tek qershia

Procesi i vjeljes në qershi është një proces që duhet të kryhet shpejt dhe duhet të keni kujdes që të mos dëmtoni pemën (mos të thyeni degët).

Lexo më shumë

Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek qershia

Sëmundjet e dëmtuesit tek qershia, si në të gjithë pemët frutore,  ulin ndjeshëm prodhimin dhe cilësinë e frutave, prandaj parandalimi dhe luftimi i tyre është i rëndësishëm.

Lexo më shumë

FORMAT E KULTIVIMIT TEK QERSHIA

Në zonat fushore mund të përdoren te tri format e kultivimit. Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit tek qershia

Kultivarët dhe format e kultivimit tek qershia

Lexo më shumë