Sipërfaqja e mbjellë me lulelakër në vendin tonë përllogaritet mbi 300 ha. Zona më prodhuese është Ultësira Perëndimore.
Lulelakra është bimë me origjinë nga zona bregdetare e Mesdheut, si: Qiproja, Italia dhe Egjipti.
Lulelakra kultivohet me sukses edhe në zonën e ftohtë, kryesisht atë të Korçës dhe të Pogradecit.
Përse lulelakra ka gjetur përhapje në vendin tonë?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e lulelakrës për klimën, tokën dhe parabimën?
Nё mbjelljet nё kushte tё temperaturёs sё pёrshtatshme, mbirja realizohet pёr 3-4 ditё. Në vendin tonë lulelakra ёshtë bimё tipike e dimrit nё zonёn me klimë tё butё. Lulelakra ёshtë bimë që do lagështirë dhe freski ajrore e kjo më shumë në periudhën e mbirjes dhe në fazat e rritjes intensive dhe të formimit të kokës. Në mungesë të lagështirës koka nuk zhvillohet normalisht dhe rriten të deformuara ose mbeten të vogla dhe ulet shija e tyre.
Lagështira tokësore duhet të jetë 60 - 70%, ndёrsa lagështira ajrore duhet tё jetё 80 - 90%. Lulelakra i qëndron uljes së temperaturës deri në -3°C. Lulelakra ёshtë bimë e ditës së gjatë dhe me zgjatjen e dritës, ajo kalon shpejt në farё. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në rritjen normale të frutave, rendimentin dhe cilësinë e tyre.
REKOMANDIM!
Kultivarёt pёr prodhim tё vonshёm vjeshtor-dimёror, mbillen gjatё periudhёs sё verёs. Nё fazat e para tё zhvillimit tё bimёve ato kёrkojnё temperatura tё larta (20-25°C, si mesatare mujore), ndёrsa gjatё formimit tё kokёs, temperaturat nё vlerёn 10-15°C janё tё domosdoshme pёr tё prodhuar koka kompakte dhe me cilёsi tё mirё.
Pёr kultivarёt pёr prodhim veror, pёr tё prodhuar kokё edhe nё kushte tё temperaturave mё tё larta se 15-20°C, duhet qё t’u sigurohet sasi e mjaftueshme e ujit nё tokё dhe lagёshtisё relative tё ajrit.
Në cilat toka shkon më mirë lulelakra?
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë lulelakrёs?
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë sesi duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të lulelakrёs.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme
Lexo më shumë
Lotusi – foragjeri natyral që ushqen bagëtinë dhe pasuron tokën
Lexo më shumë
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë