Verticilioza e ullirit është një sëmundje që po përhapet gjithnjë e më tepër në kulturën e ullirit dhe po kthehet në një problem serioz, kryesisht në ullishtet e kultivuara në fushë.
Cilat janë veçoritë morfologjike, përhapja, bimët bujtëse dhe cikli biologjik i verticiliozës në kulturën e ullirit?
Konidet janë një qelizore, shumë të vogla dhe me formë ovale.
Karakteristikë e kësaj specie është prodhimi i mikroskleroteve me ngjyrë kafe të errët, që rezistojnë në tokë deri në 10 vjet. Përmasat e konideve në përgjithësi shkojnë 2.5-8x1.5-3µm.
Kohët e fundit, ky patogjen është izoluar në Shqiperi në bimë pa simptomat karakteristike të sëmundjes.
Infekton një numër të madh të barërave të këqija që sillen si pritës pa simptoma.
Përhapja bëhet me konide, nëpërmjet ujit, mjeteve të punës ose gjatë përdorimit të tokës dhe bimëve të infektuara.
Patogjeni depërton nëpërmjet plagëve ose rrënjëve duke u vendosur në enët përçuese nga të cilat shpërndahet me shpejtësi në pjesët e tjera të bimës.
Patogjeni prodhon toksina, të cilat përhapen me anë të limfës.
Zhvillimi i kërpurdhës vazhdon edhe në temperatura të ngritura (25 -30°C).
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë simptomat e sëmundjes së verticiliozës në kulturën e ullirit?
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë