Shalqiri është kultura e parë e cila ka filluar të shartohet në Shqipëri. Në ditët e sotme, sipërfaqet e mbjella me bimë të shartuara sa vijnë edhe rriten. Ja vlen të përmëndet që 95% e bimëve të shalqirit që kultivohen në Europë dhe Azi, janë të shartuara.
Arsyet kryesore që nxisin shartimin e shalqirit janë:
Bimë më rezistente ndaj infeksioneve të tokës dhe sëmundjeve të tjera
Duke pasur parasysh që tokat nga viti-në-vit, sa vijnë dhe infektohen më shumë, sidomos nga sëmundje si Fuzarioza dhe Nematoda, është vërtetuar që luftimi i tyre me preparate kimik është i vështirë, pasi dëmtuesi arrin të krijojë imunitet. Alternativa më e mirë ngelet përdorimi i nënshartesës. Nënshartesa, duke patur një sistem rrënjor shumë të fuqishëm, arrin ti mbijetojë dëmtuesve si nematodat dhe fuzariozat. Gjithashtu, duke qënë se bima është më e fuqishme, ajo i reziston më mirë edhe infeksioneve të tjera si baktereve, kërpudhave dhe viruseve të ndryshme.
Prodhimtari më e lartë e bimës
Nënshartesa arrin ta ushqejë në mënyrë efikase bimën duke sjellë një bimë të balancuar dhe të shëndetshme. Në këtë mënyrë arrihet një rendiment më i lartë, sepse bima arrin të prodhojë numër më të lartë frutash dhe me peshë më të madhe.
Bimë më e fuqishme e cila mundëson zgjatjen e ciklit prodhues
Nënshartesa , me karakteristikat e lartpërmendura, i jep mundësinë fermerit të zgjasë ciklin prodhues të një bime.
Rezistencë ndaj streseve që shkakton temperatura dhe lagështia esktreme
Duke qënë se fermeret synojnë ta mbjellin fidanin në fund të muajit shkurt dhe në fillim të muajit mars, periudhë e cila karakterizohet me temperatura të ulta. Nënshartesa siguron tolerancë më të lartë se fidani standart ndaj këtyre faktorëve. Ajo po ashtu i sjell bimës një tolerancë më të lartë ndaj thatësirës dhe lagështisë së tepërt.
Mundësi kultivimi në toka me kripëzim të lartë
Kërkesat e tregut sa vijnë dhe po rriten, ku përvec uniformitetit dhe ngjyrës së shalqirit, një kriter shumë i rëndësishëm është edhe shija e tij. Nënshartesa i jep mundësinë fermerit që të kultivojë duke përdorur kripëzim më të lartë në ujë, gjë e cila rrit shijen e shalqirit.
Cilat janë teknikat e shartimit të shalqirit?
Në shartimin e shalqirit përdoren dy lloje nënshartesash Lagenaria siceraria dhe Cucurbita moschata. Lagenaria siceraria siguron një prodhim më cilësor dhe të hershëm në krahasim me Cucurbita moschata, por ka rezistencë më të ulët ndaj sëmundjeve të tokës dhe rendiment më të ulëtë se varianti tjetër. Në ditët e sotme, fermerëve u rekomandohet përdorimi i Cucurbita moschata, sepse jep garanci dhe rendimenet më të lartë. Nëshartesa e rekomanduar është Polifemo F1 dhe Rootpoëer F1, të dyja varietete të Cucurbita moschata dhe Emphasis F1, varietet i Lagenaria siceraria.
Teknikat më të përdorura për shartimin e shalqirit janë:
1. Teknika me afrim
Kjo teknikë bëhet duke prerë pjesët e kundërta të bimës së shalqirit dhe nënshartesës si në figurë. Më pas bimët kapen me një kapëse 2.5 - 2.7 mm. Në momentin kur bima është shëruar, pritet rrënja e mbishartesës dhe koka e nënshartesës. Nënshartesa duhet të mbillet 10 ditë pas mbishartesës (bimës së shalqirit). Mbas këtij proçesi, bima vendoset në një ambient të mbrojtur nga dielli, me temperaturë konstante 25°C dhe lagështi 85-90% për 5-7 ditë.
2. Shartimi me prerje në majë
Shartimi me prerje në majë kryhet kur bimët janë pak më të mëdha, me një prerje në formë V që bëhet në kërcellin e nënshartesës. Bima e shalqirit pritet në formë maje dhe vendoset në hapsirën e nënshartesës. Më pas kapen me kapëse shartimi 2.5 - 2.7 mm. Për më shumë shikoni foton ilustruese.
KINI PARASYSH! Nënshartesa duhet të mbillet 10 ditë pas mbishartesës (bimës së shalqirit). Mbas këtij proçesi, bima vendoset në një ambient të mbrojtur nga dielli, me temperaturë konstante 25°C dhe lagështi 85-90% për 5-7 ditë.
3. Shartimi me një kotiledon
Bëhet një prerje diagonal tek nënshartesa mbi gjethet e kotolidonit. Gjithashtu bëhët përsëri një prerje diagonal në bimën e shalqirit dhe pjesa e sipërme e saj vendoset mbi nënshartesë dhe kapen me kapëse 2.5 - 2.7 mm. Për më shumë shikoni foton ilustruese.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi mbi TENDENCAT E REJA TË VARIETETEVE TË SHALQIRIT.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumëCili është ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi shëndetin e kafshëve, mirëqenien e tyre, prodhimin dhe riprodhimin? Cilat janë masat për përballimin e tyre?
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumëPothuajse çdo lëndë organike në parcelat e mbjella, në stalla, në kopshtet tuaja, në anë të rrugëve të fshatit, mund të jetë një burim i mirë lëndësh për kompostim.
Lexo më shumë