VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BROKOLIT




Vjelja e brokolit kryhet atëherë kur:

  • “Lulesat” janë ende të vogla dhe të ngjeshura midis tyre.
  • “Kokat” të jenë të tilla që çdo lule në grup të mos ketë filluar të shfaqë petlat e verdha.
  • Në disa kultivarë, duke hequr kokat e majës, zhvillohen shpejt kokat ansore, duke bërë të mundur që vjelja të vazhdojë për disa javë.

Vjelja e “kokës” bëhet duke i prerë së bashku me disa gjethe. “Kokat”, është e nevojshme të shmanget ekspozimi në diell si para dhe pas vjeljes. Pas vjeljes “kokat”, vendosen në arka dhe ruhen në ambjente me temperaturë 0°-1°C dhe lagështirë relative të ajrit 95%, të paisur me sistem ventilimi të mirë, për të larguar gazin karbonik.

Kujdes !

  • Koka e brokolit prodhon një sasi të lartë etileni duke shpejtuar procesin e plakjes e të prishjes së tyre e për këtë arsye periudha e ruajtjes së kokave të brokolit është shumë e shkurtër.
  • Në se “kokat” vendosen me shtresa dhe me hapësira të mjaftueshme midis tyre, përdoret sistem qarkullimi veprues i ajrit, për të shmangur ngritjen e temperaturës në kontenier, brokoli mund të ruhet pa u prishur për 10-14 ditë në temperaturë 0°-1°C dhe lagështi 95%.

Data e publikimit: 11/09/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BROKOLIT NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë sëmundjet dhe dëmtuesit e brokolit në fushë të hapur?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E FIDANAVE TË BROKOLIT NË FUSHË TË HAPUR

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të brokolit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË BROKOLIT NË FUSHË TË HAPUR

Përse brokoli po gjen përhapje në vendin tonë?

Lexo më shumë