TË USHQYERIT E FAMILJEVE TË BLETËVE




Kur burimet natyrore të ushqimit janë të pamjaftueshme, bëhët i nevojshëm të ushqyerit e familjeve të bletëve

Kur duhen ushqyer bletët?
Në momentet kur burimet e ushqimit në natyrë janë të pamjaftueshme, ose kur kolonitë e bletëve gjenden në vështirësi për motive të tjera, bëhet e nevojshme ndërhyrja për ushqyerjen në mënyrë artificiale të tyre.

Objektivi i të ushqyerit:

  • Ushqim nxitës: Për të stimuluar rritjen e popullatës së bletëve ( në pranverë);
  • Të ushqyerit Paradimërues: ndihmë për formimin e populltës së bletëvë për dimërim dhe rezervave të tyre;
  • Të ushqyerit për Plotësimin e Rezervës: në vjeshtë për plotësimin e rezervave ushqimore për dimërim;
  • Të ushqyerit për Mirëmbajtje: kur nuk ka ushqim në natyrë, sidomos kur parqet e bletëve nuk shtegëtohen në kullota të tjera;
  • Të ushqyerit në situatë Emergjence: në rastet kur mungojnë totalishtë rezervat ushqimore dhe familjet e bletëve gjenden në pragun e vdekjes nga uria;

Ushqimi nxitës

  • Kur mungon kullota e hershme bletëve u jepet ushqim nxitës, kjo ndihmon në shtimin e pjellorisë së mëmës;
  • Ushqimi nxitës që ju jepet bletëve mund të jetë mjaltë ose sherbet sheqeri;
  • Sherbeti i sheqerit përgatitet në raportin 1 sheqer me 1 ujë e u jepet bletëve në mbrëmje në sasinë 0,2-1 litër;
  • Nëqoftëse nuk krijohen mundësi për dhënien e ushqimit çdo natë atëhere KY ju jepet një natë po një natë jo në sasi 0.4 - 0.7litra ose një herë ne 3-4 ditë në sasi 0.5-0.8 litra për familje;

Rezultatet më të mira në shtimin e pjellorisë së mëmave merren kur sëbashku me sherbetin e sheqerit përdoren dhe stimulus të pjellorisë si maja buke, miell soje, pjalm ose produkte të ngjashme industriale me të, mikroelement si: Kobalt, Magnez etj.

Cilët janë tipet e të ushqyerit?

  • Në periudha të ndryshme të vitit mund të lind nevoja të ndërhyet tek familjet e bletëve për t’i ushqyer ato artificialisht
  • Në përgjithësi dallohen 2 tipe të ushqyeri:  të ushqyerit me sheqer dhe të ushqyerit proteinic.

Të ushqyerit me sheqer ështe ai më i rëndësishmi dhe ai që përdoret më shpesh në praktikë. 

  • Të ushqyerit stimulues përdoret përveç qëllimit për të ushqyer familjet e bletëve edhe për të stimuluar aktivitetin e bletëve në përgjithësi dhe pjelljen e mëmës në veçanti. Për këtë qëllim ai u jepet bletëve i lëngshëm dhe jo shumë i koncentruar.
  • Ushqimi që u jepet bletëve në këtë formë ka efekte pozitive, pasi u krijon atyre “idenë “ e një kullote të bollshme.
  • Substancat që kanë përdorim më të madh në të ushqyerit e bletëve janë mjalti, sheqeri i zakonshëm.
  • Ka disa vite që përdoren gjithashtu edhe disa substanca sheqerore që përftohen gjatë përpunimit industrial nga hidroliza enzimatike e niseshtesë dhe kryesisht misrit.

Të ushyerit me mjaltë

  • Megjithëse mjalti teorikisht është substanca më ideale për të ushqyerit e bletëve, bazuar në koston e lartë përdorimi i tij, ai është anti-ekonomik;
  • Nga ana tjetër duke qenë se mjalti ka shumë aromë ai paraqet një rrezik për manifestimin e fenomenit të rrezikshëm të vjedhjes në këtë periudhë;
  • Po ashtu nuk duhet harruar që mjalti i përdorur në këtë formë është një rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve infektive të bletëve;
  • Zakonisht në praktikën e bletarisë përdoret kryesisht mjalti në rastet kur ai mbetet i pakonsumuar nga familjet që dimërojnë keq ose janë shpopulluar gjatë dimrit;
  • Kur përdoren hojet me mjaltë, nëse synohet që bletët ta konsumojnë atë sa më shpejt, është mirë që me ndihmën e pirunit të mjaltit ose të një thike të bëhet zhvulosja e hojeve;
  • Në këto raste për të parandaluar fenomenin e vjedhjes hoja e zhvulosur para se të futet në familjen që do të ushqehet është mirë që të zhytet në ujë dhe t’i jepet familjes së paracaktuar në mbrëmje.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi të ushqyerit e bletëve.

Data e publikimit: 16/10/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KANCERI BAKTERIAL (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ÇIKORES

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të çikores në fushë të hapur

Përse çikorja meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE - DELE DHE DHI

Kriteret minimale për ndërtimin e një stalle

Lexo më shumë