Pazia është një perime që kultivohet kryesisht për prodhim gjethesh dhe bishtash.
Përse pazia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e pazisë për klimën, tokën dhe parabimën ?
Pazia, u duron mirë temperaturave të ulëta , deri në minus 2-3°C, mjafton që ato të mos zgjatin për shumë kohë.
Kujtesë për kultivuesit e pazisë!
Ka tolerancë të madhe ndaj kripëzimit të tretësirës tokësore (3-4%), me përjashtim të fazave të para të rritjes së bimëve.
Në cilat toka shkon më mirë pazia?
Pazia përshtatet mirë në të gjitha tipat e tokave, por preferon tokat e freskëta të të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike e me pH neutral ose pak alkalin.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë pazisë ?
Parabimë të mira janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik. Nuk këshillohet që të kultivohet mbas spinaqit, panxharit perimor dhe vetvetes. Ndërkohë pazia është një parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve të tjera.
KUJDES! Është mirë që të rikthehen në të njëjtën ngastër, jo më parë se pas 3-4 vjet. Në mbjelljet e vazhdueshme, në të njëjtat toka rritet ndjeshmëria dhe mundësia e prekjes së bimëve prej sëmundjeve të sistemit rrënjor, çka shoqërohet me ulje të prodhimit dhe për rrjedhojë të nivelit të të ardhurave, për njësi sipërfaqe të kultivuar.
SI DUHET TË PËRGATITET TOKA PËR MBJELLJEN E PAZISË ?

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e pazisë duhet të kemi parasysh këto specifika të saj:
Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 35-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të pazisë këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 30 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës së bashku me 12-14 kg/dyn P2O5dhe 10-15 kg/dyn K2O
Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore 2-3 duar me rreth 10-15 kg/dyn. (N).
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek pazia ?
Kërkesat ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim bimët tërheqin nga toka azot (N) 0.6 kg; fosfor (P2O5) 0.3 kg; potas (K2O) 0.6 kg, me një raport midis tyre 1:0.5:1.
Për një prodhim prej 30 kv/dynym, kërkon azot (N) 18 kg/dyn; fosfor (P2O5) 9 kg/dyn; potas (K2O) 18 kg/dyn.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i pazisë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë
Cilat janë kërkesat e ruketës për klimën, tokën dhe parabimën ?
Lexo më shumë
Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?
Lexo më shumë
Një nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.
Lexo më shumë
y70zut
-🔖 Adult Dating. Open > https://graph.org/Get-your-BTC-09-04?hs=e90b7a9a555fab7410e47f2681de243f& 🔖