Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.
PËRSE DUHEN USHQYER BLETËT?
Për të plotësuar!
• Ushqimin suplementar
• Ushqyerjen në kushtet e emergjencës
• Nxitjen pranverore të kolonive
• Nxitjen e kolonive të bletëve në vjeshtë
• Zëvendësimin e plotë të rezervave ushqimore
• Ushqyerjen e kolonive të bletëve dhe mënyra organike e prodhimit.
PËRSE NEVOJITET TË USHQYERIT ME SHEQER I BLETËVE?
Ushqimi me sheqer i bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletaria ka avantazhin e padiskutueshëm për faktin që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht. Megjithatë, ka raste kur ushqimi është i rëndësishëm apo edhe thelbësor.
Rastet kur bletët duhen ushqyer janë:
• Pranvera e vonë ose kushtet e këqija të motit që pengojnë bletët të kërkojnë ushqim.
• Periudhat e urisë nga nektari ose kushtet jo te favorshme klimatike të cilat nuk lejojnë daljet normale në kullotë të bletëve për të sjellë rezervat ushqimore në koloni.
• Grumbullimi i parqeve në një zonë, bërja e shtesave të reja në nukleusë, ose bletët që kërkojnë ushqim për ndërtimin e kornizave të reja si dhe për shtimin e pjellës.
• Mbarështimi i mbretëreshave.
• Rezervat e pamjaftueshme dimërore për të mundësuar kalimin e dimrit.
• Kolonitë e përdorura në shërbimin e pjalmimit të specieve të florës jo nektarifere, si për shembull plantacionet e Kiëi-t.
• Ndërrimi i plotë i rezervave dimërore për profilaksi (në rastet e pranisë së mjaltrave të mënjës).
• Stimulimi i shtimit të pjelljeve për të rritur më shpejt popullatën e bletëve të rritura.
• Transporti i paketave të bletëve.
• Për të ndihmuar rikuperimin e kolonive që kanë humbur të gjithë foragjerët e tyre për shkak të helmimit.
Kriteret e përgjithshme
Kur vendoset të ndërhyhet me të ushqyerit, ka disa udhëzime që duhen marrë në konsideratë:
✓ Edhe pse ushqyerja e bletëve është një praktikë shumë e rëndësishme në menaxhimin e biznesit të bletarisë duhet të shmanget kur është e mundur.
Arsyeja?
Ushqimi ka kosto të lartë përsa i përket lëndëve të para, shtuar këtu edhe fuqinë punëtore për ta përgatitur atë.
✓ Nëse bletari është i ri dhe pa përvojë mund të shkaktojë shumë dëme në kolonitë e tij të bletëve nëse nuk zbaton normat teknike gjatë ushqyerjes së bletëve. Gjithmonë këshillohet që të merren të gjitha masat e nevojshme për të shmangur sulmet e bletëve dhe fenomenin e vjedhjes.
Duhet mbajtur parasysh se ushqimi ndryshon sjelljen e bletëve roje në koloni, të cilat ndonjëherë lejojnë shkëmbime hyrjesh midis bletëve nga kolonitë e tjera të parkut, ose edhe nga parqe të tjera bletësh.
✓ Nëse ushqehen bletët me pak shurup gjatë ditës, në periudha mungese të kullotës, nga aroma e shurupit bletët e kolonive të tjera kërkojnë hapësira përreth zgjojeve të sapo ushqyer për tu futur në to dhe kjo gjë mund të nxitë fenomenin e vjedhjes.
ÇFARË DUHET PATUR PARASYSH NË USHYERJEN E BLETËVE?
Duhen përdorur tipe ushqyesish që lëshojnë ngadalë shurupin.
✓ Asnjëherë nuk duhet të harroni se aroma e Shurupit te ngrohtë mund të tërheqë bletët.
✓ Bletët duhet të jenë në gjendje të ushqehen vetë pa prishur tufën dimërore, për rrjedhojë, ushqyesit duhet të jenë të tillë që të lejojnë bletët të arrijnë lehtësisht ushqimin edhe në temperatura të ftohta.
✓ Nga pikëpamja ekonomike (përsa i përket fuqisë punëtore) është mirë që të administrohen të gjitha ushqimet e nevojshme në të njëjtën kohë.
✓ Shumë herë kolonitë që janë në nevojë për tu ushqyer, mund të jenë dobësuar aq shumë sa nëse ushqehen individualisht rrezikojnë të shfaqin fenomenin e vjedhjes.
Është e këshillueshme që shurupi të administrohet në mbrëmje për të shmangur problemet. Do të ishte më mirë që kolonitë e dobësuara të mos ushqeheshin derisa të kalonin në procesin e bashkimit.
✓ Ku ushqimi jepet me qëllim plotësimin e rezervave
Së pari duhet të plotësohen rezervat e nevojshme për dimërim, gjë që duhet bërë në periudhën kur bletët kanë mundësi ta maturojnë mjaltin që rezervohet.
✓ Të ushqyerit e tepruar, mund të çojë në mungesë të hapësirës që duhet të jetë në dispozicion të tufës së bletëve.
✓ Kolonitë shumë të forta mund të përdoren për të prodhuar korniza me rezerva ushqimore të vulosura, të prodhuara nga shurupi të cilat mund të përdoren në kolonitë e vogla, të dobëtat, ose në ato të cilat kanë mungesë ushqimi.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Rriqnat e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.
Lexo më shumëTropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike
Lexo më shumëÇfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?
Lexo më shumëDylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumë
Shume artikull me rendesi dhe i dobishem per bletare
-Beqe Hulaj