Menaxhimi i integruar i parazitëve i sëmundjeve dhe insekteve dëmtues në agrume dhe ulli




Menaxhimi i integruar i parazitëve i sëmundjeve dhe insekteve dëmtues në agrume dhe ulli, është një metodë që i jep përparësi teknikave kulturale, biologjike e kimike e cila ka si qëllim realizimin e një prodhimi me kosto të ulët dhe duke patur një ambjent të pastër.

Në kuadrin e menaxhimit të integruar një rol të veçantë luan dhe ndërhyrja kimike, por realizimi i ndërhyrjes kimike duhet mbështetur thellësisht në ecurinë biologjike dhe mbi bazën e kufirit kritik  të parazitëve të këtyre kulturave.

Implementimi i kontrollit të integruar me qëllim për të patur prodhim të integruar mbështetet në tre komponente: parandalim, monitorim dhe ndërhyrje. 

Ndërthurja me korrektësi e të tre komponentëve garanton jo vetëm një efektivitet të lartë për kontrollin e sëmundjeve, dëmtuesve në agrume e ulli, por dhe një prodhim të pastër për konsumatorin.

Në kuadrin e ndërhyrjes me pesticide për kontrollin e sëmundjeve e dëmtuesve duhet të jemi shumë preçiz për faktin se është momenti më i rëndësishëm nga ku përcaktohet efektiviteti i pesticidit dhe ruajtja e ekuilibrave në agroekosistemeve ulli e agrume. Gjithashtu duhet treguar kujdes i veçantë që përdoruesit e pesticideve të jenë sa më të sigurtë gjatë përdorimit të tyre.

Përzgjedhja e pesticidit është hap shumë i rëndësishëm për të garantuar efektivitetin, në këtë kontekst pesticidet që do të përdoren duhet të jenë të rregjistruara në Komisionin shtetëror të pesticideve, nga ana tjetër pesticidi i cili do të përdoret duhet të jetë i zbatueshëm dhe i përdorueshëm lehtesisht nga ku e rëndësishme është përzgjedhja e lëndës aktive. 

Duhet theksuar që një lëndë aktive gjatë një cikli vegjetativ nuk duhet përsëritur më shumë se dy herë, për faktin se krijon premisa për raca rezistente, gjithashtu gjatë përdorimit të pesticideve nuk duhet të bazohemi tek emri tregtar por të bazohemi tek lënda aktive, e rëndësishme kjo për të garantuar prodhimin dhe për të patur një ambjent sa më të pastër.

Theksojmë se në kuadrin e mbrojtjes së integruar duhet të përdoren pesticidet e standartizuara që do të thotë me një ambalazh dhe etiketë të standartizuar duke sqaruar gjithçka në etiketë: emrin tregtar, lëndën aktive, mënyrat, dozat e përdorimit, rekomandimet në rast helmimi etj.

Pesticidet që duhet të përdoren, duhet të jenë lehtësisht të përdorshëm, të mos jenë koreziv, si dhe të përdoren ato pesticide të cilat janë me doza përdorimi sa më të vogël, të cilat garantojnë efektivitet të lartë dhe nivel të ulët mbetjesh.

Përpara përdorimit të pesticideve përdoruesi duhet të marri të gjithë masat për të garantuar mos helmimin duke veshur veshje përkatëse e mbrojtëse, çizmet, kominoshet, dorezat, maska dhe syzet. Vetëm duke respektuar në mënyrë rigoroze këto masa përdoruesi i pesticideve mund të mbrohet nga këto kimikate që në momente të caktuara janë shumë të rrezikshme për jetën.

Produktet e mbrojtjes bimëve mund të shkaktojnë helmimin nëpërmjet lëkurës, gëlltitjes dhe frymëmarjes. Vetëm duke marrë masat e lartë përmendura krijojmë mundësinë për parandalimin e helmimit të përdoruesit të pesticideve.

Gjatë përdorimit të pesticideve apo produktit të mbrojtjes së bimëve duhet respektuar doza e përdorimit e cila përfaqson atë sasi që garanton kontrollin e sëmundjeve apo të insekteve, si dhe selektimi i mjeteve spërkatëse që mund të jenë me turbine apo me pistoletë, nga ku ne i rekomandojmë fermerëve të dy format e mjeteve spërkatëse për tu përdorur në kontrollin e parazitëve të ullirit dhe agrumeve.

Një vëmëndje të veçantë duhet ti kushtohet kolaudimit apo rregjistrimit të mjeteve spërkatëse nga ku garantohet hedhja e mjaftueshme e solucionit dhe cilësia e shpërndarjes së solucionit.

Gjatë spërkatjes duhen respektuar disa rregulla si: 

  • nuk duhet trajtuar në ditë me erë, 
  • duhen shmangur temperaturat e larta, 
  • në këtë kontekst rekomandojmë trajtimet pasdite.

Gjatë trajtimit me pesticide duhet të largohen të gjithë fëmijët dhe kafshët, nëse gjatë spërkatjes tepron një sasi solucioni kurrë nuk duhet të hidhet në tokë ose në burime ujore, por mund të bëjmë një ritrajtim në agrume apo ullinj.

Në përfundim të spërkatjes duhet të asgjesohen të gjitha ambalazhet në vende të sigurta dhe pompa spërkatëse duhet të shplahen jo afër burimeve ujore.

Përdorimi i pesticideve nuk është thjesht një përdorim rutinë por është një përdorim bazuar në problematikat që dalin në agrume dhe ullinj, duke patur një përdorim të sigurtë të tyre dhe duke përzgjedhur lëndën aktive,  alternimin e saj, duke qenë shumë të kujdesshëm në  përzgjedhjen e mjeteve spërkatëse në përgatitjen e solucionit, duke respektuar dozën e përdorimit, veshjen që shërben për garantimin e përdoruesit të mbrojtjes bimëve për mos helmim.



Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KOSITJA DHE MANIPULIMI I JONXHËS

Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë kositjes?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË JONXHËS

Para se të filloni kultivimin e jonxhës, ju rekomandojmë të mbani parasysh se...

Lexo më shumë

RËNDËSIA E JONXHËS SI USHQIM PËR BLEGTORINË

A e dini se nga përmbysja e një hektari jonxhë ju i keni siguruar tokës rreth 120 kv lëndë organike?

Lexo më shumë

Kontrolli i sëmundjeve kryesore në agrume

Sëmundjet e agrumeve shkaktojnë dëme të konsiderueshme si në aspektin sasior ashtu dhe në aspektin cilësor.

Lexo më shumë