TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË BROKOLIT NË FUSHË TË HAPUR




Brokoli është bimë me origjinë nga vëndet e Mesdheut. Në vendin tonë po shtohet sipërfaqja e mbjellë me këtë bimë. Bima e brokolit ngjason me atë të lulelakrës. Gjethet janë më të gjata dhe më të çara në krahasim me atë të lulelakrës.

Përse brokoli po gjen përhapje në vendin tonë? Kjo sepse:

  • Frutat e kësaj bime po gjejnë përdorim gjithmonë e më shumë në guzhinat tona për vlerat ushqimore që ka dhe përdorimin e saj gjatë gjithë vitit. 
  • Vendi ynë ka kushte shumë të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e brokolit sidomos vendet e ulëta dhe bregdetare.
  • Brokoli ka aftësi të mira prodhuese dhe efektivitet ekonomik, fermeri siguron të ardhura të kënaqshme.

Cilat janë kërkesat e brokolit për klimën, tokën dhe parabimën?
Brokoli, sikurse lulelakra, është bimë e përshtatur për kultivim në zonat me klimë të butë. 

  • Temperatura optimale e mbirjes është 25°C
  • Temperatura më e ulët biologjike është 6°C 
  • Temperatura më lartë biologjike është 35°C
  • Temperatura më e efektshme e rritjes është 15°-18°C 
  • Pas mbjelljes së fidanit në fushë, preferohet temperatura 20°-24°C

Në mbjelljet në kushte të temperaturës së përshtatshme, mbirja realizohet për 3-4 ditë.

REKOMANDIM!
FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË BROKOLI, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË BROKOLIT:

  • Temperatura minimale e rritjes është deri në 5°C.
  • Te kultivarët e hershëm, koka del pasi të jenë formuar rreth 200-250 gjethe.
  • E rëndësishme është që temperatura e ditës të mos jetë më e lartë se 25°C.
  • Temperaturat më të mira janë 15°-18°C.
  • Mbi temperaturat 25°C, shpesh herë të kokat provokohet dalja e masave vegjetative si gjethe me sytha vegjetative që ja prishin cilësinë e kokës.
  • Prandaj nëse temperaturat rriten, frutat duhen vjelur menjëherë.
  • Brokoli është bimë kërkuese ndaj ujit dhe lagështisë ajrore. Për të marrë rendimente të larta, “koka” jo fibroze dhe me cilësi të lartë, është e domosdoshme të mos krijohen strese për ujin.

Në cilat toka shkon më mirë brokoli?

  • Brokoli parapëlqen toka të thella, të pasura, të freskëta, të kulluara mirë me ph 6-6.8.
  • Në tokat me reaksion acid, bimët e brokolit vuajnë nga mungesa e mikroelementit molibden dhe si rrjedhojë preket më shpesh nga sëmundja hernia e lakrës.
  • Për prodhime të hershme tokat ranore janë më të përshtatshme, mjafton të jenë të pasura me lëndë organike dhe elementë ushqyes.
  • Për prodhime të vona, tokat më të përshtatshme janë ato rano-deltinore.
  • Në tokat që mbajnë lagështi, kryesisht gjatë dimrit, mund të lindin probleme të asfiksimit të sistemit rrënjor, prandaj: 
    Rekomandohet: një sistemim i mirë i tokës dhe kullim i përsosur i saj!

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë brokolit? 

  • Brokoli mund të mbillet mbas grurit, barit pranveror, por edhe pas perimeve të tilla si batha, bizelja, karrota, patatja e hershme etj.
  • Duhet të shmanget kultivimi pas vetvetes dhe lakrave të tjera, pasi preket në masë nga një sërë sëmundjesh dhe dëmtuesish.
  • Brokoli, është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të brokolit



Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BROKOLIT

Vjelja e brokolit kryhet atëherë kur...

Lexo më shumë

MBI SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BROKOLIT NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë sëmundjet dhe dëmtuesit e brokolit në fushë të hapur?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E FIDANAVE TË BROKOLIT NË FUSHË TË HAPUR

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të brokolit?

Lexo më shumë