Keni interes të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre ? Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal?
Vendi ynë, është një vend i pasur me resurse gjenetike bimore si dhe është vend origjinë për disa specie e varietete të kultivuara. Në kuadër të zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht në zonat kodrinore e malore, ato mund të kultivohen, të prodhohen dhe të përdoren produkte tipike të zonës.
Shtimi i kujdesit dhe ndërgjegjësimi për përdorimin e varieteteve tradicionale nga komuniteti i zonës dhe i mbështetjes nga organet lokale e qendrore, nga donatorët, akademikët dhe media, do të mundësojë rritjen e të ardhurave në ato zona si dhe do të shtohen resurset gjenetike të vendit.
Më poshtë po përshkruajmë disa nga varietetet kryesore autoktone të pjeprit sipas një studimi të Institutit të Resurseve Gjenetike të bimëve, Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Specia: Cucumis melo, var reticulatus. L.
Përhapja: Në Shqipërinë e mesme, kryesisht në zonën fushore, njihet e kultivohet për më se 100 vjet. Fara është mbajtur dhe trashëguar brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5% të sipërfaqes së mbjellë me pjepër në zonë.
Përshkrimi: Formon bimë me 3-4 lastar të rendit të parë, mesatarisht të gjatë. Gjethet janë të mëdha, ovale, me ngjyrë jeshile. Frutat janë të rrjetëzuar, ovalë, me ngjyrë të verdhë në portokalli, me madhësi 2-3 kg, por nuk përjashtohen rastet edhe të frutave deri 5 kg. Tuli ka ngjyrë portokalli, me konsistencë të butë, me aromë të mirë dhe ëmbëlsi mesatare.
Kultivimi: Mbillet me farë dhe fidanë. Në traditën e bahçevanëve mbillej me farë në gropëza të përgatitura mirë me pleh organik. Fara mbillet në fushë nga fundi muajit prill-fillimi majit dhe vjelja e prodhimit fillon në fund qershorit dhe vazhdon deri në gusht.
Rendimenti: rreth 25 -30 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Jep prodhim të hershëm, fruta aromatikë dhe të ëmbël.
Negative: Qëndrueshmëri mesatare ndaj sëmundjeve. Prodhimtari relativisht të ulët. Nuk i qëndron transporteve të gjata.
Përdorimi: Për konsum të freskët, në familje dhe tregun lokal.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.
Specia: Cucumis melo L.
Përhapja: Në Shqipërinë juglindore, kryesisht në rrethet Korçë dhe Devoll, njihet e kultivohet për më se 100-150 vjet. Fara e tij mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 10% të sipërfaqes së mbjellë me pjepër në zonë.
Përshkrimi: Formon bimë me 3-4 lastar të rendit të parë, mesatarisht të gjatë dhe ndërnyje të shkurtra. Gjethet janë mesatare, me lobe, me ngjyrë jeshile mesatare. Frutat janë eliptikë, me lëkurë të rrudhosur, me ngjyrë të verdhë dhe mozaik të gjelbër të errët, me madhësi 1.5-2.0kg, por nuk përjashtohen rastet edhe të frutave deri 3.0 kg. Tuli ka ngjyrë të verdhë-portokalli, me konsistencë të butë, me aromë të mirë dhe ëmbëlsi mesatare. E veçanta e këtij pjepri janë farërat e mbledhura si lëmsh me placentën.
Kultivimi: Në traditën e bahçevanëve mbillej me farë në gropëza të përgatitura mirë me pleh organik. Fara mbillet në fushë në fillim të majit dhe vjelja e prodhimit fillon në fund korriku dhe vazhdon deri në gusht.
Rendimenti: rreth 25 -30 kv/dynym.
Veçantitë Pozitive: Jep prodhim të hershëm, fruta aromatikë dhe të ëmbël.
Negative: Qëndrueshmëri mesatare ndaj sëmundjeve. Prodhimtari relativisht të ulët. Nuk i qëndron transporteve të gjata.
Përdorimi: Përdoret për konsum të freskët, në familje dhe tregun lokal.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.
Specia: Cucumis melo, var.inodorus L.
Përhapja: Në Shqipërinë e mesme dhe jugore, njihet e kultivohet për më se 80-100 vjet. Në zonën e Tiranës njihet edhe si “Dimërak i Baldushkut”, kurse në zonën e Myzeqesë si “Pjepër dimërak”. Fara e tij mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5-10 % të sipërfaqes së mbjellë me pjepër në zonë.
Përshkrimi: Formon bimë me 3-4 lastar të rendit të parë, të gjatë. Gjethet janë ovale, me madhësi mesatare, me ngjyrë jeshile mesatare. Frutat janë të rrumbullakët, formë sfere, me lëkurë të lëmuar, me ngjyrë të verdhë dhe mozaik të gjelbër të errët, me madhësi2.0 – 3.0 kg. Tuli ka ngjyrë të bardhë, me konsistencë të mirë, me aromë të mire dhe ëmbëlsi mesatare.
Kultivimi: Në traditën e bahçevanëve mbillet me farë në gropëza të përgatitura mirë me pleh organik. Fara mbillet në fushë në fund të muajit prill dhe fillimi i Majit, kurse vjelja e prodhimit fillon në gusht dhe vazhdon deri në tetor.
Rendimenti: rreth 25 -30 kv/dynym.
Veçantitë Pozitive: Jep prodhim të vonë. Fruta me konsistencë të mirë dhe të ëmbël, të qëndrueshëm në transporte të gjata. Frutat mund të ruhen në hangarë, për 2-3 muaj.
Negative: Qëndrueshmëri mesatare ndaj sëmundjeve. Prodhimtari relativisht të ulët.
Përdorimi: Përdoret për konsum të freskët, në familje dhe tregun lokal.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.
Specia: Cucumis melo, var.inodorus L.
Përhapja: Në Shqipërinë e mesme dhe jugore, njihet e kultivohet për më se 80-100 vjet. Në zonën e Myzeqesë njihet si “Pjepër Kallmi”, pasi ka qenë i njohur për prodhimin e tij në fshatin Kallm të Fierit. Fara e tij mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5% të sipërfaqes së mbjellë me pjepër në zonë.
Përshkrimi: Formon bimë me 3-4 lastar të rendit të parë, të gjatë. Gjethet janë ovale, me madhësi mesatare, me ngjyrë jeshile të errët. Frutat janë eliptikë të gjatë, me lëkurë të rrudhosur, me ngjyrë të gjelbër e nuanca të verdha, me madhësi 2.0–3.0 kg. Tuli ka ngjyrë të bardhë, me konsistencë të mirë dhe ëmbëlsi mesatare.
Kultivimi: Në traditën e bahçevanëve mbillet me farë në gropëza të përgatitura mirë me pleh organik. Fara mbillet në fushë në fund të muajit prill dhe fillimi i Majit, kurse vjelja e prodhimit fillon në gusht dhe vazhdon deri në tetor.
Rendimenti: rreth 25 -30 kv/dynym.
Veçantitë Pozitive: Jep prodhim të vonë. Fruta me konsistencë të mirë dhe të ëmbël, të qëndrueshëm në transporte të gjata. Frutat mund të ruhen në hangarë, për 2-3muaj.
Negative: Qëndrueshmëri mesatare ndaj sëmundjeve. Prodhimtari relativisht të ulët.
Përdorimi: Përdoret për konsum të freskët, në familje dhe tregun lokal.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Njihuni me varietetet kryesore autoktone të specieve të kungullit që kultivohen në Shqipëri.
Lexo më shumëFarat përmbajnë vaj esencial 0,5 – 1,6 % i cili përdoret në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Është përdorur si ilaç bimor për më shumë se 2000 vjet.
Lexo më shumëDisa nga shërbimet kryesore janë punimi i tokë, ujitja, plehërimi, krasitja, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Lexo më shumëCilat janë disa nga sëmundjet kryesore të ftoit dhe Masat e parandalimit dhe kontrollit?
Lexo më shumë