Çfarë është materiali biologjik elitar?
Sot në fermat e avancuara nuk shtrohet më çështja e inseminimit të një lope dhe lindjes së një pasardhësi, por cilësia e materialit biologjik, karakteristikat dhe realizimet e prindërve që përbëjnë ndryshimin e madh në prodhim, riprodhim dhe tiparet e transmetuara tek pasardhësit, përshtatshmëria e racës sipas kushteve të caktuara dhe synimeve të fermës, përshpejtimi i ritmeve të remontit në fermë, lehtësia në pjellje, përmirësimi i tipareve të dëshiruara tek pasardhësit, etj.
E kush më mirë se një dem i nivelit elitar dhe i trajtuar specifikisht si i tillë mund t’jua sigurojë këtë progres gjenetik?
Çfarë është materiali gjenetik i përzgjedhur për rezultate të dëshiruara në fermë?
Pra, mbani parasysh se për çdo problem ka një dem elitar që ofron zgjidhje!
Material biologjik të zakonshëm, apo një super elitë?
Përdorimi i super elitave natyrisht që shoqërohet edhe me një rritje të çmimit të shërbimit të inseminimit artificial. Duke marrë në konsideratë vlerën e materialit si dhe punën e inseminatorit, çmimi i një inseminimi me material super elitë mund të variojë nga 2,000 – 3,000 Lekë, ndërsa në kushtet e një materiali të zakonshëm ky shërbim është rreth 1,000 lekë. Pra, me përdorimin e super elitës ju shpenzoni nga 1,000 deri në 2,000 Lekë më shumë.
Por, cilat do të jenë avantazhet financiare të përdorimit të këtij materiali, krahas avantazheve të tjera të përmirësimit të racës?
Minimalisht përdorimi i demave super elitë për inseminim artificial, ju sjell një rritje prej 200 litër qumësht në laktacion. Duke përllogaritur çmimin mesatar të qumështit prej 40 Lekë për litër, ju do të keni 8,000 Lekë më shumë në fermë për lopë për çdo laktacion pasardhës.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me spermën e seksuar
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumëCilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumëNë ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumëÇfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumë