Event: 20/12/2022 - 25/01/2023
Elevator Lab është programi më i madh i partneritetit fintech dhe startup në Evropën Qendrore dhe Lindore. Programi u ofron startup-eve, me produkte dhe teknologji inovative të dëshmuara, një hyrje të strukturuar katërmujore dhe një projekt provues të konceptit (PoC) me ekspertët kryesorë bankar, me qëllim krijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Deri më tani, Elevator Lab financoi plotësisht 25 PoC për të zhvilluar bizneset e tyre dhe për t’u mundësuar rritje ndërkombëtare, gjë që rezultoi në 15 partneritete afatgjata në të gjithë RBI Group.
Mes 8 konkurrentësh të risive dhe inovacioneve teknologjike, ABA Online u përzgjodh si biznesi më Smart në sektorin bankar dhe financiar aktual.
Aba Online, u shpall startupi fitues i Elevator Lab 2022 me çmimin prej 5000 euro. Në mbrëmjen finale u prezantuan 8 startupe me ide inovative në fushën e teknologjisë. Idetë ambicioze u ndoqën nga një juri e përzgjedhur, drejtues të institucioneve të ndryshme, kryesuar nga Raiffeisen Bank. Ky panel u moderua nga CEO i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris.
Objektivi i këtij startup-i është të përmirësojë qëllimet për fermerët, të krijojë grupe dhe t’u japë mundësinë e një kanali të ri shitjeje fermerëve kryesisht, por edhe krijimin e lidhjes mes fermerëve, grumbulluesve dhe eksportuesve.
Platforma ABA online është e aksesueshme në web edhe në app dhe jep shërbime jo-financiare për fermerët në të gjithë Shqipërinë pa kosto. Eldi Çeço, menaxher i platformës ABA online thekson se, “deri tani, platforma ka pasur një ecuri të mirë, pasi ka mbi 15 mijë të regjistruar, 80% e të cilëve janë fermerë, 10% janë tregtarë inputesh dhe 10% janë konsumatorë”.
Planet e këtij startup-i janë shumë ambicioze. “Ne mendojmë që të fusim edhe shërbime të tjerë si, për shembull t’i ndihmojmë fermerët të bëjnë aplikimin për grand-e qeveritare, t’i ndihmojnë për të kryer transaksione financiare, blerje, shitje, meqenëse në platformë kemi edhe tregun online, t’i ndihmojmë me ekspertizën e ekspertëve që kemi në platformë si dhe të jemi pika e parë e kontaktit për çdo fermer shqiptar”, thekson menaxheri i ABA online.
ABA Online - Zëri i Fermerëve Shqiptarë!
Shkarko Aplikacionin
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.agrimobile&hl=en
Shpërndaj në rrjetet sociale: