Bllokimi artificial i pjelljes përgjat sezonit veror është një nga operacionet e rëndësishme që duhet të kryhet në praktikat e bletarisë, me qëllim që varroa në kolonitë e bletëve të gjendet vetëm në fazën foretike. Kjo procedurë mundëson kontrollin në kushte optimale të varroas në këtë sezon.
SI E KA NDRYSHUAR VARROA BLETARINË?

TRANSFEROHET RRIQNA E VARROAS NGA BLETA TE BLETA?
PO VARROA TRANSFEROHET LEHTËSISHTË NGA BLETA TE BLETA!
BLETËRRITËS!
KUJDES RRJEDHJET DHE VJEDHJET FAVORIZOJNË PËRHAPJEN NATYRALE TË PARAZITIT!

CFARË NDODH PËRGJATË CIKLIT BIOLOGKIK TË VARROAS, KUR AJO GJENDET NË FAZËN RIPRODHUESE?
1-Përpara se qeliza të vuloset varroa femër futet dhe vendoset ndërmjet larvës dhe fundit të qelizës
2- Atëhere kur në qelizën e vulosur është konsumuar i gjithë ushqimi i larvës. Varroa fillon të ushqehet me hemolimfën e parapupës
3-Varroa depoziton vezën e parë (mashkullin), 60 orë pas vulosjes, e më pas vezët e tjera (të gjitha femra) në çdo 30 orë
4- Jashtqitjet e rriqnave akumulohen në qelizë
5- Rriqnat vazhdojnë të ushqehen te bleta duke i tranferuar asaj viruse
6- Çiftëzimet e rriqnave fillojnë brenda qelizave
7- Femrat e rritura të varroas dalin nga qeliza ndërsa mashkulli dhe rriqnat e pa maturuara ngordhin brenda qelizës së hojes

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi kontrollin e sëmundjes se varroatozës
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Hylocereus ssp.
Lexo më shumë
.
Lexo më shumë
Lexo këtu për më shumë!
Lexo më shumë
Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.
Lexo më shumë