Histori Suksesi – LUAN PËRFUNDI




Në Fermë-Sukth në fermën blegtorale të Luan Përfundit i rikthyer pas 18 vitesh emigrim. “E kam nisur këtë punë para 10 vitesh pas një emigrimi prej 18 vitesh në Itali. Për shkak të eksperiencës së pas 1990 dhe të disa viteve punë në një fermë blegtorale në Itali prisja që të sistemoja vajzat e të kthehesha ta bëja këtë fermë. E fillova me 9 lopë me objektiv që të arrij me 60 lopë. Me kursimet fillova ndërtimin e stallës por për shkak se shpenzimi më shkoi më shumë se parashikimi në ndihmë më erdhi kredia në FED invest. Sot kam rreth 35 lopë dhe shkak që më ka vonuar në arritjen e objektivit ka qenë tërmeti si dhe pandemia. Qumështin e çoj në një baxhë dhe jam i kënaqur me çmimin.” 

Duke biseduar për Qendrën ABA dhe Abaonline Luani na tregon se nuk prodhon silazh pasi ka vështirësi për fuqi punëtore pavarësisht se ushqimin tjetër e prodhon në tokat e marra me qera, gjithashtu është skeptik në përdorimin e premikseve edhe pse ka parë efikasitetin e përdorimit të saj në eksperiencën e tij në Itali, kështu që vazhdimin ta kemi me një vizitë me eksperten tonë për një analizë më të thellë të fermës dhe në sugjerime konkrete për rritjen e sasisë së prodhimit të qumështit, që Luani e mirëpriti si të nevojshme.

Data e publikimit: 19/01/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: