KULTIVARËT, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I BIZELES NË FUSHË TË HAPUR




Cila është struktura varietore e rekomanduar për bizelen?

Kultivarët që këshillohen të bizeles janë: 

  • Në grupin për prodhim të hershëm që vilen 90-100 ditë pas mbjelljes në fushë: 
  • Telefon
  • Protor
  • Atiroy
  • Frostiroy
  • Giroy

 

  • Në grupin për prodhim të mesëm që vilen 100110 ditë pas mbjelljes në fushë
  • 8 Pop 
  • Progres-9
  • Granada
  • Senator
  • Eminent 
  • Darfon

 

  • Në grupin për prodhim të vonë: 
  • Kokërrmadhja 
  • Përparimi
  • Avolo
  • Spiket
  • Hydra
  • Alderma
  • Vedro

 

  • Në grupin për prodhim bishtaja: 
  • Manxhatuta

 

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Bizeles?

Bizelja mbillet drejtpërdrejtë me farë direkt në tokë. Pas përgatitjes së një shtrati sa më të mirë për farën dhe sistemimit sipërfaqësor të tokës, bëhet mbjellja e cila realizohet me makinë mbjellëse. 

Kur duhet të bëhet mbjellja e bizeles ?

Periudha e mbjelljes është në varësi të zonës së kultivimit, karakteristikave të kultivarit, përdorimit të prodhimit dhe më e rëndësishmja merret në konsideratë periudha që prodhimi ka çmim më të lartë në treg.

Mbjellja e bizeles në zonën e ngrohtë kryhet nga Tetori, në Shkurt.

Në zonën e ftohtë mbillet herët në pranverë në Shkurt-Mars. 

Mbas një përgatitje të mirë të tokës dhe sistemimit sipërfaqësor të saj, bëhet mbjellja e farës me makinë mbjellëse ose me dorë në sipërfaqe të vogla. 

Kujdes ! Thellësia e hedhjes së farës në tokë është 4-5 cm.

 

Cilat distanca mbjelljeje zbatohen për bizelen në fushë?

Distanca e mbjelljes së bizeles ndryshon në varësi të tipit bimor(e shkurtër ose e gjatë). Mbjellja bëhet me distanca në mes rreshtave 45-60 cm, për llojete shkurtëra dhe 80-120 cm për llojet kacavjerrëse.

Kujtesë! Sasia e farës që përdoret për një dynym është 15-20 kg. Kultivimi mund të jetë me kultivarët e shkurtër që nuk kanë nevojë për mbështetje dhe kultivarë kacavjerrës që kanë nevojë për mbështetje.

 

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për bizelen?

  • Në fillim të mbirjes merren masa në shkrifërimin e sipërfaqes me qëllim lehtësimin e daljes së bimëve.
  • Rreth 7-10 ditë pas mbirjes bëhet prashitja e parë duke e shoqëruar me plehra azotike. Si bimë bishtajore, bizelja është azotazotofiksuese që fikson 14-50 kg për dynym azot. Në këtë kuptim mund të mendohet se nuk ka nevojë për plehërim me azot. Por, studimet tregojnë se kur bizelja mbillet mbas drithrave është e domosdoshme të plehërohet gjatë mbjelljes me sasi të ulta azoti.
  • Prashitjet e tjera bëhen sipas nevojës deri në momentin e mbulimit të sipërfaqes nga vegjetimi i bimëve.

 

Ujitjet duhet të sigurojnë pandërprerje lagështirën e nevojshme në tokë, sidomos në periudhën më kritike, atë të lidhjes së bishtajave dhe formimit dhe rritjes së kokrrave në bishtajë.

Kujdes ! Streset që vijnë nga mungesa e lagështisë në tokë, sjellin dëmtime të pariparueshme në rritjen e zhvillimin e bimëve e për rrjedhojë në prodhimin e pritshëm të bizeles.

Kujdes i veçantë i duhet kushtuar shkriftërimit të tokës dhe luftimit të barërave të këqija.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e bizeles, Parandalimin dhe luftimin e tyre, si dhe Vjeljen e bizeles dhe Ruajtjen e prodhimit të bizeles.

Data e publikimit: 30/09/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Distanca e mbjelljes rreshti nga rreshti dhe bima nga bima dhe a ka fare kacavjerrese te bizeles ne lushnje

-Zuherni Kodra


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QIQRËS

Cilat janë vlerat e qiqrës?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ROZMARINËS

Cilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?

Lexo më shumë

VARIETETET AUTOKTONE TË DOMATES

Jeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË KOMPOSTIMI DHE VLERAT E TIJ

Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?

Lexo më shumë