“Jam shumë i interesuar të përdor tregun online në ABA online për të tregtuar produktet e mia bujqësore dhe blegtorale.”
Familja e Artur Beqirit është e madhe ashtu si dhe aktiviteti që ushtrojnë familjarisht. Vendosur në Bubullime të Lushnjës, Arturi gezon reputacion të lartë në zonë. Ai njihet si fermer punëtor dhe njeri inovativ.
Aktiviteti kryesor është majmëria e viçave për shitje mishi. Në stallën e lopëve, ai ka ngritur një ndërtesë të lartë dhe të gjerë për të siguruar ajrosjen e duhur te gjedhit si dhe stalla është e pajisur me kamera sigurie dhe korita ushqimore të pastra.
Arturi blen viça rreth tre deri në katër muaj dhe i majmos për tregtim mishi. Fatkeqsisht, për shkak të pandemisë globale, Arturi tregon se kerkesa për shitjen e viçave ka rënë, si rezultat i ndalimit të grumbullimeve të njerezve, si psh. dasma apo raste familjare. Nga ana tjetër, fakti që aplikacioni ABA online ofron mundësinë e reklamimit dhe tregtimit të tregut shikohet si një rrugëdalje pa kosto shtesë dhe shumë efektive nga Arturi. |
Familja Beqiri gjithashtu zoteron dhe 2.2 dynym serrë për domate dhe kastravec. Këto kultura kultivohen posaçërisht për eksport dhe Arturi është shumë i kenaqur me performancën e serrës. Megjithatë ekziston nevoja për tu përditësuar me informacion lidhur me varietetet e reja apo teknologjitë e prodhimit dhe Arturi, si përdorues i ABA online ndihet me fat ta sigurojë këtë informacion në kohe reale në ABA online.
Duke qënë se aktiviteti i Arturit është bujqësor dhe blegtoral, ashtu si shumica e fermereve shqiptarë, kerkesat e tij nga ABA online variojnë. Megjithatë, Arturi ka bindjen se çdo informacion i siguruar përmes www.abaonline.al ka qënë i besueshëm dhe vlerë e shtuar për aktivitetin e tij. Arturi sot promovon në rrethin e tij shoqeror aplikacionin ABA online.
Shpërndaj në rrjetet sociale: