VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË NENËS




Si kryhet vjelja e prodhimit të nenës?
Vjelja e nenës kryhet në një hark kohor mjaft të gjerënë varësi të karakteristikave të kultivarëve, periudhës dhe mjedisit të kultivimit. 

  • Vjelja e nenës së mbjellë për prodhim gjethesh, bëhet duar duar duke i këputur me dorë gjethet kur kanë arritur pjekurinë. Një bimë nene mund të formojë 40-50 gjethe. Në varësi të pjellorisë së tokës, periudhës së kultivimit dhe gjendjes së bimëve në vllaja, gjatë periudhës bimore mund të japë 8-10 duar vjelje.
  • Vjelja e njëhershme e nenës, bëhet duke shkulur bimët kur ato kanë arritur lartësinë 20-20 cm, kanë formuar plotësisht 5-7 gjethe dhe ende nuk kanë drunjëzuar kërcellin.

Pas vjeljes lidhen në tufa me 10-15 bimë dhe dërgohen në treg. 
Këshillohet paraftohja në temperaturë 3-5°C dhe transporti në këtë temperaturë, për të mënjanuar zverdhjen dhe vyshkjen e gjetheve. Nena e vjelë mund të ruhet për 3-5 ditë në mjedise me temperaturë 3-5°C dhe lagështi ajore 90%.

Data e publikimit: 30/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MENAXHIMI I BARËRAVE TË KËQIJA NË ULLISHTE

Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?

Lexo më shumë

Metodat e Kontrollit të Barërave të Këqija në Ullishte

Cilat janë masat e kontrollit?

Lexo më shumë

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë