Keni interes të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal?
Vendi ynë, është një vend i pasur me resurse gjenetike bimore si dhe është vend origjinë për disa specie e varietete të kultivuara.
Në kuadër të zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht në zonat kodrinore e malore, ato mund të kultivohen, të prodhohen dhe të përdoren produkte tipike të zonës.
Shtimi i kujdesit dhe ndërgjegjësimi për përdorimin e varieteteve tradicionale nga komuniteti i zonës dhe i mbështetjes nga organet lokale e qendrore, nga donatorët, akademikët dhe media, do të mundësojë rritjen e të ardhurave në ato zona si dhe do të shtohen resurset gjenetike të vendit.
Më poshtë po përshkruajmë disa nga varietetet kryesore autoktone të lakrës sipas një studimi të Institutit të Resurseve Gjenetike të bimëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Specia: Brassica oleraceaconvar. capitata L.
Përhapja: Në zonën e Korçës, Devollit e Pogradecit njihet e kultivohet për më se 80-100 vjet; fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Aktualisht zë rreth 10-15 % të sipërfaqes së lakrës kokë që mbillet në zonë, duke qenë kështu një kultivar i rrallë.
Përshkrimi:
Kultivar mesatarisht i vonë. Bima ka masë të madhe. Gjethet janë shumë të mëdha dhe me bishta të trashë. Formon koka të rrumbullakëta, kompakte, me madhësi 8-12 kg. Gjethet e brendshme të kokës janë të holla, me ngjyrë të bardhë, të ëmbla në ngrënie.
Kultivimi: Farat mbillen nga gjysma e dytë e prillit e deri nga mesi i muajit maj. Fidanët mbillen në fushë 35-40 ditë pas mbirjes, gjatë muajit qershor. Prodhimi fillon në fund tetorit dhe vazhdon deri nga mesi i muajit dhjetor, më tej kokat vilen e ruhen për konsum dimëror, me shtretër në tokë ose në hangarë.
Rendimenti: rreth 45 -50 kv/dynym.
Veçantitë Pozitive:
Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative:
Preket nga sëmundjet, si hernia (Plasmodiophora brassicace) dhe alternaria (Alternaria brassicace).
Nuk ka lidhje të rregullt të kokave.
Përdorimi:
Për konsum të freskët, për sallata dhe gatim, si dhe përpunim në formë turshi.
Risku:
Është në rrezik zhdukjeje, sepse në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.
Specia: Brassica oleracea convar. capitata L.
Përhapja: Në zonën e Devollit njihet e kultivohet për më se 70-80 vjet. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar nga bahçevanët brez pas brezi. Aktualisht zë rreth 10-15 % të lakrës kokë në zonë, pra është një kultivar i rrallë.
Përshkrimi:
Kultivar i mesatarisht i vonë. Bima ka masë mesatarisht të madhe. Gjethet e jashtme janë të mëdha dhe të shtrira thuajse horizontalisht me tokën. Formon koka të rrumbullakëta, me kompakte se “Mishia”, me madhësi 6-8 kg. Gjethet e brendshme të kokës janë të holla, me ngjyrë të bardhë, të ëmbla në ngrënie dhe që ziejnë shpejt.
Kultivimi: Farat mbillen nga gjysma e dytë e prillit e deri nga mesi i muajit maj. Fidanët në fushë 35-40 ditë pas mbirjes, gjatë muajit qershor. Prodhimi fillon në fund tetorit dhe vazhdon deri nga mesi i muajit dhjetor, më tej kokat vilen e ruhen për konsum dimëror.
Rendimenti: rreth 40 -50kv/dynym.
Veçantitë Pozitive: Është mesatarisht e qëndrueshme ndaj sëmundjeve. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka lidhje të rregullt të kokave.
Përdorimi: Për konsum të freskët, për sallata dhe gatim, si dhe përpunim në formë turshi.
Risku: Është në rrezik zhdukjeje, sepse në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.
Specia: Brassica oleracea convar. capitata L.
Përhapja: Në zonën e Drishtit të Shkodrës njihet e kultivohet për më shumë se 100 vjet. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Aktualisht zë rreth 10-15% të sipërfaqes së lakrës kokë që mbillet në zonë, duke qenë kështu një kultivar i rrallë.
Përshkrimi: Kultivar i hershëm, i përshtatshëm për kultivim në këtë zonë. Bima ka masë mesatare. Gjethet kanë nervaturë të theksuar. Formon koka mesatare, me madhësi 4-5 kg. Ato janë të rrumbullakëta, lehtësisht të shtypura në majë, me ngjyrë të gjelbër të çelur.
Kultivimi: Farat mbillen gjatë muajit maj dhe e deri në mes të qershorit. Fidanët mbillen në fushë 35-40 ditë pas mbirjes, në fund të qershorit deri nga mesi i korrikut. Prodhimi fillon pas 15-20 tetor. Mund të ruhet në fushë deri nga mesi i muajit dhjetor, më tej kokat vilen e ruhen për konsum dimëror.
Rendimenti: rreth 40 -45kv/dynym.
Veçantitë Pozitive: Është mesatarisht e qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka lidhje të rregullt të kokave.
Përdorimi: Për konsum të freskët, për sallata dhe gatim, si dhe për përpunim në formë turshi.
Risku: Është në rrezik zhdukjeje, sepse në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.
Specia: Brassica oleracea convar. capitata L.
Përhapja: Në zonën e Korçës dhe Pogradecit njihet e kultivohet për më se 80-100 vjet. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar nga bahçevanët brez pas brezi. Aktualisht zë rreth 10-15% të sipërfaqes që mbillet me lakër kokë në zonë, pra është një kultivar i rrallë.
Përshkrimi: Kultivar mesatarisht i hershëm. Bima ka masë mesatarisht të vogël dhe kocan të shkurtër 10 cm. Gjethet e jashtme janë të pakta, të ngritura lart, duke formuar një kënd rreth 450 (gradë) me aksin e bimës, me ngjyrë të gjelbër të hapur. Formon koka të vogla, të rrumbullakëta, eliptike në pjesën e majës, shumë kompakte, me madhësi 2-3 kg. Gjethet e brendshme të kokës janë të holla, me ngjyrë të bardhë, të ëmbla në ngrënie.
Kultivimi: Farat mbillen nga gjysma e dytë e prillit e deri nga mesi i muajit maj. Fidanët në fushë 35-40 ditë pas mbirjes, gjatë muajit qershorit. Prodhimi fillon në shtator dhe vazhdon deri nga mesi i nëntorit.
Rendimenti: rreth 30-40 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka lidhje të rregullt të kokave.
Preket nga sëmundjet e lakrës, si hernia (Plasmodiophora brassicace), vrugu (Peronospora parasitica) dhe alternaria (Alternaria brassicace).
Përdorimi: Për konsum të freskët, për sallata dhe gatim, si dhe përpunim në formë turshi.
Risku: Është në rrezik zhdukjeje, sepse në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.
Shpërndaj në rrjetet sociale: