Në zonën e Lunxhërisë në fshatin Karjan/Gjirokastër banon fermeri Kristaq Mersini. Ai është anëtar i FED invest që prej vitit 2017.
Kristaqi që në moshën 14-vjeçare ka qenë i punësuar si bari në zonën ku banon. Pas viteve 1990, si shumica e popullsisë, edhe ai ka emigruar. Për 6-vite ka jetuar në shtetin Grek ku ka punuar në një punishte përpunim qumështi për djathë.
Me kthimin nga emigracioni u përpoq që zanatin që përfitoi ta ushtronte në zonën e tij. Por, duke qenë se ishin kohë të vështira, biznesi i baxhos nuk i funksionoi.
“U detyrova t'i rikthehem zanatit të vjetër të bariut. Në fillim bëra një tufë të vogël me dhi, e cila nuk më eci mirë, më pas kalova te dhentë. Fillimisht bleva 30 krerë dhe sot kam një tufë me 150 krerë dele si dhe një stallë me kushte shumë të mira. Zotëroj toka të trashëguara si dhe me qera për 99 vjet. Përveçse i përdor për ushqim për bagëtinë, kam mbjellë edhe 300 rrënjë ullinj si dhe vreshta por, - siç vazhdimisht e përmend gjatë bisedës, - kryesore kam bagëtinë.”
Duke qenë se është i kënaqur nga të ardhurat që gjeneron nga ky aktivitet, Kristaqi falë natyrës së tij ambicioze, si dhe "gjithmonë me mbështetjen e FED invest që më është gjendur në kohë rekord, pa burokraci si kur më është dashur kredi për të siguruar bazën ushqimore në fillimet e mia ashtu edhe për të shtuar tufën, synoj që në aktivitetin tim të përfshi edhe prodhimin e bulmetit të cilin e kam pasion të hershëm."
Siç shihej gjatë bisedës me Kristaqin, “dështimi” i hershëm me baxhën nuk e kishte bërë të hiqte dorë. Jemi të bindur që do të ketë sukses pasi njerëzit punëtorë dhe me vullnet gjithmonë ja dalin.
Shpërndaj në rrjetet sociale: