CILAT JANË SIMPTOMAT E SËMUNDJES SË VERTICILIOZËS NË KULTURËN E ULLIRIT?




Verticilioza e shkaktuar nga Verticillium dahliae, është një trakeomikozë që prek shumë specie si drufrutore dhe barishtore. 

Nga pikëpamja simptomatologjike, sëmundja paraqet një formë komplekse të vyshkjes:

  • me zhvillim të ndryshëm,
  • kronik,
  • akut,

respektivisht në bimët e vjetra dhe ato të reja.

Simptomat shfaqen vonë në dimër ose në pranverë - verë, sipas ecurisë së sëmundjes (akute ose kronike). Sëmundja paraqitet me tharje të lastarëve ose të një a më shumë degëve.

Në bimët e reja ky fenomen mund të prekë të gjithë kurorën. 

Në bimët e vjetra, terrene të thata, sëmundja manifestohet vetëm me dobësim kronik, me tharje dhe rënie gjethesh të kufizuar vetëm në disa lastarë ose degë. Mbi lëvoren e degëve ose trungjeve të bimëve të reja mund të vihen re disa zona nekrotike me ngjyrë kafe të kuqërremtë lehtësisht të shtypura. 

Simptomë karakteristike është nxirja e pjesëshme ose e plotë e enëve përçuese drunore. 

Bimët e infektuara lëshojnë:

  • thithakë në bazë të trungut ose më rrallë,
  • vegjetacion të ri në bazën e degëve që janë në tharje.

Bimët pa simptoma mund të rezultojnë të prekura nga patotipët e patogjenit me virulencë të ulët.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cili është dëmi dhe kontrolli i verticiliozës në kulturën e ullirit?

Data e publikimit: 05/02/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: