MUNGESA E ELEMENTËVE USHQYES NË BIMË DHE KËSHILLA PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE TË TYRE




Një nga problemet që fermeri has gjatë kultivimit të perimeve në serrë është ushqyerja e balancuar e bimës. Në pamundësi të bërjes së analizave të tokës pas çdo sezoni nga ana e fermerit,  identifikimi i mungesave dhe tepricave të elementëve në tokë dhe realizimi i një skeme efiçente plehërimi bëhet një sfidë më vete. 

Mëposhtë keni të paraqitur një skemë, e cila ndihmon në identifikimin e mungesave të mikro dhe makro elementëve, duke studiuar gjethen e bimës.

Çdo element është i rëndësishëm në bimë, pavarësisht nga sasia e vogël që i nevojitet bimës. Skica e mëposhtme është shembull konkret se çfarë ndodh kur mungon një element i vetëm gjatë ciklit të rritjes së bimës. 

Një faktor shumë i rëndësishëm që duhet mbajtur parasysh nga fermeri, në momentin që kërkon të plotësojë nevojat e bimës për element ushqyes është pH i tokës, i cili na tregon nëse toka është me përmbajtje acide, neutrale apo bazike. Në nivele të ndryshmë të pH, disa elementë mund të kenë vështirësi të përthithen nga bima (edhe pse ato janë prezente në tokë), dhe disa të tjera mund të arrijnë përqëndrim shumë të lartë. Siç shpjegohet edhe nga tabela e mëposhtme, kur pH është midis vlerave 6-6.5, bima arrin të përthithë në mënyrë optimale të gjithë elementët ushqyes. 

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të kuptohet se tepricat e njërit element ndikojnë në përthithjen e një elementi tjetër.  

Më poshtë paraqiten disa shembuj kur tepricat e njërit element pengojnë përthithjen e elementit tjetër.

  • ZINK – FOSFOR
    Nivele të larta të fosforit shkaktojnë mungesë zinku.
  • ZINK – AZOT
    Nivele të larta të azotit shkaktojnë mungesë zinku.
  • HEKUR – FOSFOR
    Nivele të larta të fosforit ulin aftësinë e bimës në përthithjen e hekurit.
  • BAKËR – FOSFOR 
    Aplikimet në sasi të larta të fosforit ulin përqëndrimin e bakrit në gjethe.
  • MOLIBDEN – SQUFUR
    Squfuri ul aftësinë e bimës në përthithjen e molibdenit.
  • ZINK – MAGNEZ
    Një rritje e pH të tokës, e pasuar me përdorimin e MgCO3, shkakton shpërbërjen midis Zn dhe Mg brenda bimës dhe në tokë.
  • ZINK – HEKUR
    Tepricat e zinkut çojnë në uljen e përqëndrimit të hekurit.
  • HEKUR – MAGNEZ
    Sasitë e tepërta të magnezit pengojnë në përçim e hekurit nga rrënja në gjethe.
  • BAKËR – HEKUR
    Përmbajtja e lartë e bakrit në raport me hekurin shkakton humbje të ngjyrës së gjethes
  • BAKËR – MOLIBDEN
    Sasia e lartë e bakrit ndikon në rolin e molibdenit në bimë.
  • BAKËR – ZINK
    Teprica e zinkut ndikon në defiçensën e bakrit në bimë.

Data e publikimit: 10/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PAZISË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I LAKRËS KINEZE

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I RUKETËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë