Endivia është bimë e familjes Compositae, me origjinë nga vendet e pellgut të Mesdheut. Është ndër bimët perimore më të vjetra të përdorura nga grekët dhe romakët e vjetër. Endivia është një perime që në vendin tonë njihet pak, por që duhet të përhapet më shumë.
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e endivies për klimën, tokën dhe parabimën ?
Endivia, sikurse sallata, është bimë e klimës së butë. Në krahasim me sallatën ka kërkesa të pakta ndaj faktorëve klimatikë e tokësorë. Endivia skariolë, është më e qëndrueshme ndaj të ftohtit se endivia kaçurrele, falë shumë llojshmërisë së kultivarëve, përshtatet mirë si për kultivim në periudha të vitit me ditë të shkurtër ashtu edhe në ditë të gjata edhe pse nuk pranon luhatjet e mëdha termike. Gjatësia e periudhës bimore, ashtu sikurse te sallata, shkon nga 60 deri 150 ditë, në varësi të kultivarëve, teknikës së kultivimit dhe veçanërisht kushteve të temperaturës dhe gjatësisë së ditës në të cilat bëhet kultivimi.
Kujtesë për kultivuesit e endivies!
Në cilat toka shkon më mirë endivia?
Endivia kultivohet në të gjitha tipet e tokave, nga ranoret deri në argjilore, mjafton të kenë kullim të mirë. Më të pëlqyeshme, edhe për prodhim të hershëm, janë tokat rano-argjilore, të thella, të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike e me pH 6-7. Endivia ka nevojë për sasi të pakët të lëndëve ushqyese.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë endivies ?
Endiviet mund të mbillen mbas gjithë kulturave bujqësore, pas grurit, bimëve foragjere pranverore, bishtajave etj, por edhe mbas perimeve.
KUJDES! Është mirë të shmanget kultivimi pas vetvetes, sidomos në toka të varfëra me lëndë organike.

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e endivies ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e endivies duhet të kemi parasysh këto specifika të saj;
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek endivia ?
Për të prodhuar 10 kv/dyn, bimët e endivies tërheqin nga toka, azot (N) 3.2 kg lëndë aktive, fosfor (P2O5)-1.6 kg lëndë aktive, potas (K2O) – 7 kg, kalcium (Ca) 1.6 kg dhe magnez (MgO) 2kg.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i endivies
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Pazia është një perime që kultivohet kryesisht për prodhim gjethesh dhe bishtash.
Lexo më shumë
Cilat janë kërkesat e ruketës për klimën, tokën dhe parabimën ?
Lexo më shumë
Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?
Lexo më shumë
Një nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.
Lexo më shumë