Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të lulelakrёs?
Punimi i tokës
Toka duhet punuar në thellësinë 35-40 cm.
Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët dhe me struktur dhe toka të jetë gati 4-7 ditë para mbjelljes së fidanit në fushë.
Bëhen dhe trajtime për luftimin e barërave të këqija. Pas kësaj, në drejtim të rreshtave hapen brazda me kultivator brazdëhapës.
Plehërat organike dhe ato kimike hidhen para frezimeve.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Toka të mbahet e kulluar.
Plehërimi i tokës
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike 50-70 kv/dy dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike.
Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.
Sasia dhe raporti i plehërimit të lulelakrës Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek lulelakra?
Për të prodhuar rreth 10 kv prodhim të freskët, nga lulelakra kërkohen 1.2 kg fosfor(P2O5), 3.7 kg potas (K2O) dhe 3.1 kg azot (N2O) të shprehura në lëndë aktive.
Raporti azot:fosfor:potas(N:P:K), duhet të jetë afërsisht 2.6 : 1 : 3.3. Te bima e lulelakrës ndikon shumë për mirë plehërimi direkt i tokës me plehëra organike. Plehërat azotike duhet të hidhen në 3 duar gjatë vegjetacionit.
Për t’u orientuar më mirë me dozat dhe mënyrën e plehërimit të lulelakrës, për një rendiment mesatar lulelakre me 150 - 200 kv/ha në fushë, duhen:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Mbjelljen dhe Kultivimin e Lulelakrёs.