CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BAMJES NË FUSHË TË HAPUR




Bamja, preket dhe dëmtohet nga pak sëmundje e dëmtues. Kryesisht preket nga hiri, bakterioza dhe afidet

Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi

Hiri në bamje 
Është sëmundja më e përhapur që dëmton bamjen. Efekt të mirë për luftimin e hirit japin preparatet me bazë squfuri. 

Bakterioza
Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm. Luftohet mirë me fungicid me bazë bakri; lëng bordolez.

Afidet
Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, bamja mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet. Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik. Masë luftimi me rëndësi është zhdukja e barërave të këqija, të cilat janë strehuese të afideve. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e bamjes dhe Ruajtjen e Frutave pas vjeljes.

Data e publikimit: 30/06/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BAMJES

Vjelja e prodhimit të bamjes kryhet atëherë kur..

Lexo më shumë

Kultivarët, Mbjellja Dhe Kultivimi I Bamjes Në Fushë Të Hapur

Cila është struktura varietore e rekomanduar për bamjen?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E BAMJES NË FUSHË TË HAPUR

Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Bamjes në fushë të hapur

Përse bamja ka gjetur përhapje në vendin tonë?

Lexo më shumë