Platforma digjitale ABA online




Çfarë është platforma ABA Online?

ABA online është një plaformë digjitale që ofron informacione dhe shërbime në sektorin e bujqësisë për të përmbushur nevojat e çdo fermeri shqiptar me qëllim zhvillimin e tyre të biznesit dhe aftësive financiare.

Çfarë ofron platforma ABA Online?

Të gjitha aktivitetet dhe shërbimet në Qendrën ABA janë të dizenjuara me qëllim zhvillimin e aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale  të fermerëve, të cilat reflektohen në kohë reale në ABA online për të arritur çdo fermer në mbarë vendin.

  • Informacione mbi teknologjitë e prodhimit, lëndët e para, plehërat kimike dhe organike, pesticidet, çmimet e tregut, standardet për eksport dhe çertifikimet bujqësore, skemat e subvencionit etj;
  • Njohuri teknike e praktike (bujqësi, blegtori) për çdo fazë të biznesit tuaj bujqësor;
  • Edukim financiar si dhe promovimin e praktikave më të mira në bujqësi e blegtori;
  • Krijimin e kontakteve dhe partneriteteve midis fermerëve, tregut dhe partnerëve të Zinxhirit të Vlerës për tregun bujqësor e blegtoral;
  • Prezantimin e historive të suksesit të fermerëve dhe fermave bujqësore.

Jeni fermer, tregtar i lëndëve të para, përpunues apo eksportues produktesh bujqësore dhe kërkoni informacion profesional për të rritur aktivitetin tuaj?

Bëhuni pjesë e plaformës tonë për të zgjeruar biznesin tuaj sot!

Përse duhet të regjistroheni në platformën ABA online? 

Regjistrimi juaj në një minutë në www.abaonline.al  ju jep akses të plote në:

I. Krijimin e partneriteteve, bashkëbisedim në grup;

II. Ekspertizë bashkëkohore për aktivitetin tuaj bujqësor;

III. Tregun dhe Marketimin Online të produkteve tuaja. 

Regjistrohu tani dhe merrni më shumë shërbime të personalizuara!

***

Platforma ABA online është krijuar me iniciativën dhe mbështetjen e FED invest dhe të Projektit FiAS “Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri” financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA. Platforma është lancuar në Janar 2020. 



Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: