Çfarë duhet të bëjmë kur domatja është gati për tu vjelë?
Vjelja e domates është fazë shumë e rëndësisshme, sepse ndikon në cilësinë e frutit dhe rrjedhimisht në shitjen e produktit. Duke qenë se pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport, vjelja duhet të realizohet në varësi të destinacionit final të produktit. Në tregje rajonal, vjelja duhet të bëhet në momentin që fruti është pothuajse i pjekur. Ndërsa kur tregtohet në tregje më të largëta, vjelja duhet të bëhet në momentin që fruti sapo ka filluar të piqet.
Duke qenë në kontak me pikat e eksportit dhe të grumbullimit, fermeri do të bëjë një standartizim sa më efikas në varësi të madhësisë së frutit. Ambalazhimet që preferohen janë ato në arka kartoni me fole, me dy rreshta dhe me peshë 6-7 kg për arkë. Arkat e kartonit duhet të jenë cilësore, rezistente për transportet në distanca të gjata dhe të plotësojnë standartet e sigurisë ushqimore. Duhet marrë parasysh që domatja nuk reziston shumë gjatë transportit. Temperatura duhet të jetë 10°C-16°C.

Domatet qershi preferohen të ambalazhohen në kupa plastike të cilat vendosen në arka. Duhet marrë parasysh që domatja nuk reziston shumë gjatë transportit temperatura duhet të jetë 14°C-16°C. Bie në sy larmishmëria e ngjyrave te frutave, sepse tregjet perëndimore janë shumë të hapur drejt diversitetit.
Kujdes! Eshtë e rëndesishme të respektohen karencat e preparative që përdoren në fazën e vjeljes.

Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumë
Për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.
Lexo më shumë
Në 5-6 vitet e fundit Shqipëria ka filluar të rrisë eksportin e lakrës pranverore në vendet e Evropës.
Lexo më shumë
Vitet e fundit Shqipëria është bërë vënd faktor në eksportin e perimeve ne Evropë.
Lexo më shumë