VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË SPINAQIT




Vjelja e spinaqit fillon 40-60 ditë mbas mbjelljes së farës në kulturën pranverore. Vjelja mund të bëhet në tre mënyra: 

  • Duke vjelur vetëmgjethet;
  •  Duke e prerëbimën në qafë/rozetën; dhe 
  • Duke e shkulurme gjithë rrënjë.

Kjo e funditështë më e rekomandueshme sepsepjesa e rrënjes ndikon në ruajtjen më të gjatë të prodhimit.

Mënyra e parë realizohet në rastet kur prodhimi përcaktohet për industri dhe prerja e gjetheve bëhet me mjete mekanike, ndërsa vjelja me mënyrën e dytë, bëhet atëherë kur prodhimi është për treg të freskët. Prerja e bimëve në qafën e tyre bëhet kur ato kanë formuar një rozetë me të paktën 10 gjethe.

Pas vjeljes bëhet pastrimi nga gjethet e zverdhura dhe bimësia tjetërdhe lidhet në tufa. Pastaj dërgohetnë vaskat e larjesme ujë të pastër me qëllim që të largohenpapastërtite dhe më pas shplahenme ujë të pastër. Prodhimi i vjelë vendoset në arka 10-15 kg.

Prodhimi i caktuar për treg duhet të plotësojë disa kërkesa si më poshtë:

  • Të jetë i shëndetshëm
  • Me pamje të freskët
  • I pastër nga mbeturinat e tokës dhe të trajtimeve antiparazitare
  • Bimët të mos kenë formuar kërcellin lulor
  • Të jenë pa aroma dhe shije të veçanta

Spinaqi mund të ruhet në magazina me temperatura të kontrolluara në 1-3 0C dhe me lagështirë ajrore rreth 90-95% deri në 10 ditë.

Data e publikimit: 11/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë